Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Berati e Kuçova 6 orë pa ujë, çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit në Bogovë

Shkruar nga Newsbomb
Berati e Kuçova 6 orë pa ujë, çahet tubacioni kryesor i
Berat

Ditën e sotme raportohet të jetë çarë tubacioni qendror i Ujësjellësit të Bogovës, e për pasojë Berati, Kuçova e fshatrat përreth janë pa ujë të pijshëm që prej orës 12:00.

Sipas raportimeve, grupet e punës së Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat-Kuçovë ndodhen në fshatin Kakruk për te kryer riparimin e defektit.  Burime për mediat nga Ujësjellës-Kanalizimet Berat-Kuçovë kanë bërë me dije se ka pasur çarje të tubacionit qëndror të linjës kryesore të Bogovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Berat ka bërë me dije situatën.

“SHRUK Berat sh.a. njofton banorët e qytetit të Beratit, Kuçovës dhe të fshatrave që furnizohen nga Burimi i Bogovës, se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.Grupet e operimit të SHRUK Berat sh.a. janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, shkruhet ne njoftim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese