
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 1 të Durrësit. A2 CNN raporton se i plagosur ka mbetur një person rreth të 50-ave.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet të jetë rreth 60 vjeç.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(A2 Televizion)