LIVE UPDATES
Politike

Dënimi i liderëve të UÇK-së/ Reagon Nik Gjeloshaj: Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

Sipas një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale, Gjeloshaj e cilësoi vendimin si të padrejtë duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë dhe se procesi gjyqësor vijon me të drejtën e ankimit.

16 Shtator 2026, 17:41 Nga G.M
Dënimi i liderëve të UÇK-së/ Reagon Nik Gjeloshaj:
Nik Gjeloshaj

MALI I ZI- Ish-kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale, Gjeloshaj e cilësoi vendimin si të padrejtë duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë dhe se procesi gjyqësor vijon me të drejtën e ankimit.

Në fjalën e tij, Gjeloshaj shprehu bindjen se në përfundim të procesit do të dëshmohet pafajësia e të akuzuarve. Ai e përshkroi luftën e UÇK-së si një luftë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se ish-krerët e saj janë përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe do ta vijojnë betejën ligjore deri në fund.

“Lajm shumë i keq dhe një vendim jashtëzakonisht i padrejtë!

Sot mund të jetë ditë zie për shqiptarët, por qëndrimi dinjitoz i të akuzuarve i jep forcë popullit shqiptar që ta përballojë këtë dhimbje, me besimin se ky aktgjykim i tmerrshëm do të rrëzohet në instancat më të larta.

Nuk kam besuar kurrë se një vendim gjyqësor mund të ishte i tillë dhe kaq i padrejtë. Ky është vendim i shkallës së parë dhe procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Besojmë se, deri në përfundimin e plotë të procesit, do të dëshmohet pafajësia e të gjithëve.

Lufta e UÇK-së ishte vetëmbrojtëse, çlirimtare dhe e drejtë. Ishte luftë për mbijetesën, lirinë dhe shtetin e Kosovës, e përkrahur nga aleatët tanë perëndimorë. Agresori nuk mund dhe nuk duhet të barazohet me atë që është detyruar të mbrohet.

Shqiptarët dhe vetë të akuzuarit i kanë respektuar institucionet ndërkombëtare. Ata as nuk kanë ikur, as nuk janë fshehur, por janë paraqitur para drejtësisë dhe do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore deri në fund.

Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së dhe komandantin legjendar Adem Jashari. Çdo shqiptar beson në pafajësinë e tyre! Liria dhe pavarësia kanë një vulë: UÇK-ja dhe Amerika!

P.S.

Nuk ia vlen të komentohet nxjerrja e një deklarate sime nga konteksti dhe manipulimi me të. Biseda ishte për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare nga shqiptarët, për dallim nga qëndrimi i palës tjetër. Kurrë nuk kam besuar se gjykatat ndërkombëtare mund të bëjnë padrejtësi.

Edhe Ante Gotovina përjetoi padrejtësi në shkallën e parë, por në shkallën e dytë fitoi drejtësia. Besojmë deri në fund; beteja për drejtësi vazhdon”, u shpreh Nik Gjeloshaj./Dosja.al

nik gjeloshaj uçk

Sondazh

Poll

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark