web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Goleadë nga Besa dhe Pogradeci, humb Flamurtari

16 Shtator 2026, 17:55, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Goleadë nga Besa dhe Pogradeci, humb Flamurtari

Ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, prodhuan gola të shumtë të shënuar.

Besa triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Orikut, në një ndeshje pa shumë histori. Fitore të thellë regjistroi edhe Pogradeci, që mposhti 3-0 Kukësin në transfertë.

Surprizë ishte humbja e Flamurtarit, që u mposht 1-0 nga Kastrioti në Krujë. Bylis nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Besëlidhjes.

Burreli u shtang në shtëpi, ku u mposht 1-3 me përmbysje nga skuadra e Sopotit. Në duelin tjetër, Korabi dhe Iliria ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1 mes tyre.





Lajmet e fundit nga