AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve

Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtuan projektligjin për pagat e magjistratëve, duke ngritur shqetësime për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i kërkuan Kuvendit të mos e miratojë në formën aktuale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 minutes më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurori Olsian Çela, ish-kreu i KLP, Alfred Balla dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë votimit për anëtarët e KLP. Foto: LSA.

Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtuan të mërkurën më 16 shtator projektligjin e ri për pagat e magjistratëve, duke vlerësuar se formula e propozuar nuk respekton standardet e përcaktuara nga Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të muajit shkurt, që shfuqizoi formulën e mëparshme.

Projektligji pritet të votohet në seancën plenare të Kuvendit të enjten më 17 shtator, pasi u miratua në komisionet parlamentare me votat e deputetëve socialistë. Ai parashikon një formulë përllogaritëse me rritje prej 2% të pagës referuese – ndjeshëm më e ulët se përllogaritja e bërë më parë nga organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë reagoi me tone të ashpra jo vetëm ndaj përmbajtjes së projektligjit, por edhe ndaj mënyrës se si ishte zhvilluar konsultimi parlamentar.

“Gjykata e Lartë shpreh kundërshtimin e saj më të fortë ndaj mënyrës se si Komisioni për Çështjet Ligjore zhvilloi procedurën parlamentare për projektligjin që prek drejtpërdrejt pagat, statusin dhe garancitë kushtetuese të magjistratëve. Ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një konsultim i mangët. Ishte një shpërfillje e hapur e kuptimit të konsultimit institucional dhe e përfaqësuesve të një pushteti kushtetues, të thirrur nga vetë Kuvendi për t’u dëgjuar”, thuhet në deklaratë.

Gjykata kujtoi se ky nuk ishte reagimi i parë i gjyqësorit për çështjen e pagave, duke iu referuar qëndrimit të saj publik të 2 shtatorit.

Sipas deklaratës, përfaqësuesit e gjyqësorit u njoftuan më pak se dy orë përpara se të paraqiteshin në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe u dëgjuan pa iu vënë në dispozicion të gjitha amendamentet që ndryshonin projektligjin për të cilin ishin thirrur të jepnin mendim.

“Pa informacion të plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë dhe pa mundësinë për të dhënë qëndrim mbi tekstin që realisht po merrte formë për votim. Nuk mund të thërrasësh një pushtet kushtetues për konsultim dhe në të njëjtën kohë, t’i mbash të panjohura elementet mbi të cilat do të marrësh vendimin. Kjo cenon seriozitetin dhe integritetin e vetë procedurës parlamentare”, theksoi Gjykata e Lartë, duke e cilësuar të papranueshme mënyrën se si ishin trajtuar përfaqësuesit e gjyqësorit.

Gjykata ngriti gjithashtu shqetësimin se dëgjesa parlamentare nuk solli reflektim të dukshëm mbi argumentet e paraqitura nga gjyqësori dhe grupet e interesit për mospërputhjen e projektligjit me standardet kushtetuese.

“Gjyqësori nuk mund të thirret në Kuvend vetëm për të plotësuar formalisht një procedurë. Gjyqësorit nuk mund t’i kërkohet mendim për një tekst, të mos reflektohet mbi argumentet e tij dhe më pas të procedohet mbi një tekst të ndryshuar pa i dhënë mundësinë të shprehet për të”, thuhet në deklaratë.

Në reagimin e saj, Gjykata e Lartë solli gjithashtu në vëmendje kontrastin mes respektit institucional që, sipas saj, i tregohet drejtësisë shqiptare në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe trajtimit të saj brenda vendit. Si shembull u përmend pritja e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Romë nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në kuadër të organizimit në Tiranë të Kongresit Botëror për Ligjin 2027.

Por shqetësimin kryesor Gjykata e Lartë e lidhi me mënyrën se si projektligji trajton vendimin nr. 15 të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se formula e re nuk reflekton arsyetimin detyrues të tij.

“Gjykata Kushtetuese ka folur qartë. Ajo ka përcaktuar kufijtë kushtetues brenda të cilëve ligjvënësi mund të ndërhyjë në pagën e magjistratit dhe pasojat që lidhen me shfuqizimin e formulës së mëparshme. Ligjvënësi ka të drejtën të gjejë zgjidhjen normative, por jo të sillet sikur vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ekziston”, thuhet në deklaratë.

Sipas Gjykatës së Lartë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen vetëm duke iu referuar atyre, por duke zbatuar përmbajtjen dhe arsyetimin kushtetues që ato imponojnë.

Gjykata evidentoi gjithashtu se ndërhyrja e ligjvënësit erdhi pasi gjyqësori kundërshtoi publikisht bllokimin e pagave dhe kërkoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Sipas saj, mënyra e ndërhyrjes, pa transparencë të plotë dhe konsultim real, ngre pikëpyetje mbi karakterin penalizues të projektligjit.

“Gjyqësori nuk pranon arrogancën e askujt që ushtron pushtetin sikur ai të ishte i pakufizuar dhe i pakontrollueshëm. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka pushtet mbi Kushtetutën dhe nuk ka pushtet të përjashtuar nga kufijtë dhe kontrolli kushtetues. Gjykata e Lartë nuk kërkon epërsi ndaj Kuvendit, por nuk pranon as nënshtrimin e gjyqësorit ndaj tij. Ndarja e pushteteve nuk njeh hierarki ndërmjet tyre. Njeh kompetenca, kufij dhe kontroll kushtetues”, theksohet në deklaratë.

Në përfundim, Gjykata e Lartë i kërkoi Kuvendit që të mos e kalojë për shqyrtim dhe miratim në seancën e së enjtes projektligjin në formën aktuale.

“Kuvendi miraton ligje, por nuk mund të relativizojë Kushtetutën. Mund të zgjedhë zgjidhjen ligjore, por nuk mund të anashkalojë një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Mund të ftojë gjyqësorin për konsultim, por nuk mund ta përdorë praninë e tij për të legjitimuar një konsultim që realisht nuk ka ndodhur”, thuhet në deklaratë.

Edhe Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të mërkurën se i kishte përcjellë Kuvendit qëndrimin e saj kundër projektligjit. Sipas institucionit, formula e propozuar nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe standardeve kushtetuese të përcaktuara prej tij.

“Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”, citohet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Përplasja për formulën e pagave

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në shkurt të këtij viti si të papajtueshme me Kushtetutën formulën e mëparshme të miratuar nga Kuvendi për pagat e magjistratëve dhe i la ligjvënësit afat deri më 31 korrik për miratimin e një formule të re.

Vendimi parashikonte gjithashtu një mekanizëm zhbllokues, sipas të cilit formula e re e pagave do të përcaktohej nga vetë organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë në rast se Kuvendi nuk vepronte brenda afatit.

Pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcaktuan një pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Këshillat vendosën gjithashtu kompensimin e asaj që e konsideruan “ulje të fshehur” të pagave nga ligji i mëparshëm, për periudhën nga prilli 2023 deri më 31 korrik 2026.

Ministria e Financave refuzoi ta zbatonte këtë përllogaritje, ndërsa magjistratët iu drejtuan SPAK me kallëzim penal dhe Gjykatës Administrative me padi. Gjykata Administrative vendosi në favor të pagesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas formulës së përcaktuar nga këshillat.

Përplasja mes institucioneve të drejtësisë dhe shumicës parlamentare pritet tashmë të zhvendoset në seancën plenare të së enjtes, ku projektligji është parashikuar për votim.

Prokurorët rikthejnë në KLP Vatë Stakën dhe Moisi Dudën

Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve

17:51 | 16/09/2026
prishtine 16.09.2026 foto lsa

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e UÇK-së dënohen për krime lufte

13:07 | 16/09/2026
lefter koka

Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës

11:33 | 16/09/2026
motorized wheelchair 952190

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

06:42 | 16/09/2026
zijvbhn 2026080319582017

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

16:47 | 15/09/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama merr 245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

13:08 | 15/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.