
Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

