Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, reagon Marta Kos: Vendimet e saj duhet të respektohen

Shkruar nga Newsbomb
Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, reagon
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos

Komisionerja e BE-së për Zgjerim në Ballkanin Perëndimor, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së. Përmes një postimi në platformën X, ajo shprehet se Dhomat e Specializuara të Kosovës është një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur, duke theksuar se vendimi i saj të respektohet.

Gjithashtu ajo shprehet se çështja lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu ajo u ka bërë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës.

"Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE," tha Kos.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese