Plagosje me armë zjarri te “Vollga”, i plagosuri dërgohet në spital, policia në kërkim të autorit

16 Shtator 2026, 18:32Kronika TEMA
Plagosje me armë zjarri te “Vollga”, i plagosuri dërgohet

Një person rreth 50 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës, në Durrës.Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ndërsa i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë.

Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtimin mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe rrethanat e plagosjes.

Për momentin, nuk ka të dhëna të tjera mbi autorin, apo motivin e ngjarjes. Dyshohet konflikt çasti.

 

Lini një Përgjigje