Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi! Dyshohet se ka hequr verën miliona euro nga kantina
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj katër drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar ...
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Koso...
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina. Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flam...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të U&...
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Avenir Peka, Ekspert Sigurie, deklaroi se Gjykata Speciale e Kosovës është ngritur si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe se, sipas tij, nuk kishte nevojë juridike apo politike për krijimin e një gjykate të re.
Peka solli në vëmendje faktin se krimet e luftës në Kosovë ishin hetuar më herët nga mekanizma ndërkombëtarë, duke përmendur Gjykatën për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, si dhe strukturat e drejtësisë të administruara nga Kombet e Bashkuara në Kosovë.
Sipas tij, edhe çështjet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, përfshirë Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, ishin trajtuar nga këto institucione.
Peka u ndal veçanërisht te pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë”, libri i Carla Del Pontes dhe raporti i Dick Martit, duke argumentuar se këto pretendime ishin në origjinën e debatit që çoi më pas drejt krijimit të Gjykatës Speciale.
Ai tha se raporti i Clint Williamson në vitin 2014 rrëzoi pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë”, ndërsa pas kësaj, sipas Pekës, Kosova u përball me presion ndërkombëtar për ngritjen e një gjykate të re.
Në këtë proces, ai përmendi edhe rolin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar vizitën e Ramës në Prishtinë dhe presionin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Pjesë nga intervista:
Unë gjithmonë e kam parë si një gjykatë politike dhe nga një gjykatë politike nuk mund të presësh gjë. Nëse i rikthehesh historikut të krimit të kësaj gjykate, por edhe në tërësi hetimit të krimeve të kryera gjatë luftës në ish-Jugosllavi, kupton që krijimi i kësaj gjykate nuk bën sens. Janë dy komponentë që duhet të trajtohen: e para, mënyra se si u ngritën akuzat dhe e dyta, evoluimi i gjykatave. Ju e dini që ka operuar një gjykatë tjetër, që ka qenë gjykata për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, e cila është themeluar në ’92 dhe ka trajtuar krimet e luftës në ish-Jugosllavi, që përfshinte Kosovën. Ju e dini që Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj. janë gjykuar nga gjykata dhe fatmirësisht janë shpallur të pafajshëm.
Paralelisht me këtë gjykatë, me marrjen e Kosovës gjatë luftës nën administrim nga Kombet e Bashkuara, u ngrit sistemi gjyqësor, i cili drejtohej nga Kombet e Bashkuara, dhe ato gjykata e kanë bërë hetimet e plota me qindra raste të krimeve të kryera para, gjatë dhe gjatë luftës në Kosovë.
Pasi mbaroi mandati i asaj gjykate, u krijua gjykata e UNMIK-ut, po ashtu gjykatë ndërkombëtare, dhe ajo është marrë me hetimet e krimeve të kryera në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës. Me mbarimin e mandatit të gjykatës së UNMIK-ut, u krijuan institucionet kosovare, sistemi i gjykatave që kanë edhe sot.
E para, në këtë këndvështrim, nuk kishte nevojë asnjë bazë juridike apo politike për krijimin e një gjykate të re. Por pse u krijua kjo gjykatë e re? Pikënisja e parë ishte libri i Carla Del Pontes të pranverës 2008, ku u ngritën pretendimet për ekzistencën e Shtëpisë së Verdhë, që quhej të ishte një ambient privat në Shqipëri, që pretendohej se ishte përdorur nga UÇK-ja për vrasjen e personave të kapur, të civilëve, ushtarakëve dhe marrjen e organeve të tyre për trafik.
Mbi këtë libër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, 2010–2011, miratoi një rezolutë, caktoi një prokuror zviceran dhe të bënte një raport për pretendimet e ngritura nga Carla Del Ponte. Libri i Carla Del Pontes dhe raporti i Dick Martit ishin bazuar në informacione të dhëna nga institucionet serbe të sigurisë, prokuroria serbe, por edhe siguria serbe.
Raporti i Dick Martit, i cili u publikua në 2011, mbështeste pretendimet e Carla Del Pontes që kishte pasur një Shtëpi të Verdhë ku ishte bërë heqja e organeve dhe trafiku i organeve. Nisur nga ky raport, Bashkimi Europian në 2011 krijoi një grup hetimor të drejtuar nga një ish-prokuror amerikan, i cili kishte punuar edhe në Kosovë. Kishte qenë drejtor i Departamentit të Drejtësisë në Kosovë, i cili në vitin 2014 krijoi një raport 7-faqesh, ku hidhte poshtë pretendimet për Shtëpinë e Verdhë.
Në këtë moment, raporti i Dick Martit, rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, libri i Carla Del Pontes binin poshtë. Çfarë ishte për të hetuar ishin gjykatat që kishin hetuar më përpara.
Në këto kohë filloi presioni. Pas miratimit filloi presioni ndaj Kosovës për krijimin e një gjykate që tashmë do hetonte krimet që nuk ishin fokusi i pretendimeve të Dick Martit, sepse fokusi i pretendimeve ishin Shtëpia e Verdhë dhe trafiku i organeve.
Me raportin e Kris Williamson të 2014, këto pretendime binin. Faktori ndërkombëtar i bëri presion Kosovës, Shqipëria u bashkëngjit presionit ndaj Kosovës. Iu kujtohet Edi Rama, shkoi në Prishtinë, udhëtoi me helikopter nga Tirana për t’u bërë presion institucioneve të Kosovës, por edhe Parlamentit të Kosovës, për ta miratuar këtë gjykatë.
E ndodhur në këtë presion, Kosova vendosi t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që lejonin ngritjen e gjykatave speciale, pastaj miratoi edhe ligjin për ngritjen e gjykatave speciale si pjesë e institucioneve të Kosovës. U vendos që të ishte në Hagë, për arsye se konsiderohej e rrezikshme dhe mund të ndikonte në ecurinë e gjykatës.
U financua edhe nga buxheti i partnerëve ndërkombëtarë, gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit u përzgjodhën ndërkombëtarisht.
Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtuan të mërkurën më 16 shtator projektligjin e ri për pagat e magj...
Nga Lulzim Basha Vendimi i gjykatës speciale është një goditje për të gjithë shqiptarët. Dënimet e shqiptuara ndaj...
Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për d...
Është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, me relatore gjyqtaren e posaçme Saida Dollani, një proces...
Partia Demokratike reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Hagës dhe dënimit të ish-drejtuesve të UÇK. Në mble...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-s&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e grupit parlamentar duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hag&e...
Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrj...
Protestat e shkaktuara nga një resort luksoz i diskutueshëm hyjnë në muajin e tyre të katërt, duke u përshkallëzuar n&...