web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Gjokutaj: Pa vendngjarje nuk ka çështje, procesi është i parregullt

16 Shtator 2026, 18:20, Aktualitet CNA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Gjokutaj: Pa

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gjyqin në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Gjokutaj është shprehur se procesi ndaj ish-krerëve është i parregullt. Avokati ka theksuar se po hetohen për ngjarje që kanë ndodhur para shumë vitesh dhe nuk ka vendngjarje dhe sipas avoktatit pa vendngjarje nuk ka çështje.

“Skenaristët dhe regjisorët e këtij procesi nuk e kanë parashikuar që kokoshi do katandisej në një thelë.

U bë si u bë kjo gjykatë ishte një kurth që antishqiptarët e krijuan këtë strukturë dhe kjo struktura do prodhonte antishqiptarizëm. Është lloj i fabrikës që e prodhon këtë. Ky proces është i parregullt. Ke një objekt gjykimi, nëse nuk rezulton duhet ta mbyllësh. Hetimi dhe gjykimi i çështjes janë nga arkivat serbe. Nuk janë prova të marra të një hetimi objektiv.

Një popull që krijon gjykatë vullneti përfaqësohet përmes gjyqtarëve. Gjyqtarët nuk janë shqiptarë, nuk është gjykatë shqiptare ajo. Ajo është formalisht.

Nga pikëpamja juridiko-formale dhe e hetimit ngjarjet për të cilat fliten nuk përkojnë në kohën reale për hetimin që u është bërë atyre.

Kur ti heton një ngjarje që ka ndodhur para 5 vjetësh ti nuk ke vendngjarje. Pa vendngjarje s’ka çështje. Nuk ke kufomën, thua që është torturuar duhet një ekspertizë mjekoligjore që ta provojë.

Kush ia shtoi këtë ingredient kësaj gjelle. Këto elementë e bëjnë procesin nul.

Shtyrja e procesit dy herë tregon se ka fibër politike. Aty provat nuk kanë qenë evidente. Është mbajtur në suspancë”, tha Gjokutaj./ CNA





Lajmet e fundit nga