Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

    Kroacia reagon pas vendimit të Hagës: Nuk ndryshon faktin se Kosova ishte viktimë e regjimit të Millosheviçit

    Rasti Gotovina, shpresa për ish-krerët e UÇK-së: Si u përmbys në Apel dënimi i gjeneralit kroat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz
    Kosovë

    Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

    September 16, 2026

    Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

    Në një reagim të publikuar pas shpalljes së aktgjykimit, Grenell e ka cilësuar dënimin ndaj Thaçit si “skandaloz” dhe ka kritikuar mënyrën e funksionimit të gjykatave ndërkombëtare.

    “Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të 25 vjetëve më parë, është skandaloz”, ka shkruar Grenell.

    Ai ka vijuar me kritikat ndaj institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, duke pretenduar se në to merren vendime me karakter politik.

    “Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike”, ka shkruar ai.

    Grenell ka kritikuar gjithashtu trupin gjykues dhe prokurorinë, duke përmendur në mënyrë të veçantë gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux.

    “Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit”, ka deklaruar Grenell.

    Në reagimin e tij, ish-emisari amerikan ka kërkuar gjithashtu ndërprerjen e financimit për gjykata të tilla, duke iu drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, Todd Blanche.

    “Të gjitha këtyre gjykatave duhet t’u ndërpritet menjëherë financimi. Departamenti i Drejtësisë dhe Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike dhe kjo duhet të ndalet”, ka shkruar ai.

    Në fund të reagimit, Grenell i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar që të ndërmerren hapa për shpërbërjen e Dhomave të Specializuara.

    “Albin Kurti gjithashtu duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka përfunduar Grenell.

    Deklaratat e Richard Grenellit përbëjnë qëndrimin e tij personal ndaj aktgjykimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara, ndërsa vendimi i shpallur në Hagë është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet.

    grenell
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

    September 16, 2026

    Kroacia reagon pas vendimit të Hagës: Nuk ndryshon faktin se Kosova ishte viktimë e regjimit të Millosheviçit

    September 16, 2026

    Rasti Gotovina, shpresa për ish-krerët e UÇK-së: Si u përmbys në Apel dënimi i gjeneralit kroat

    September 16, 2026

    Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.