Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lartë i del kundër projektligjit për pagat e magjistratëve, i KËRKON Kuvendit të mos e votojë

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë i del kundër projektligjit për pagat e
Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së si Komisioni për  Çështjet Ligjore ka zhvilluar procedurën parlamentare për projektligjin që prek pagat, statusin dhe garancitë kushtetuese të magjistratëve.

Përmes një deklarate, Gjykata e Lartë, e ka cilësuar procesin si një shpërfillje të konsultimit insitucional, dhe më tej ka kërkuar që ky projektligj të mos kalojë për votim në seancën e nesërme plenare.  Më tej në këtë deklaratë shtohet se përfaqësuesit e gjyqësorit, janë njoftuar më pak se dy orë para për tu paraqitur te Komisioni i Ligjeve, por varësisht kësaj kanë marrë pjesë në konsultim.

Sipas Gjykatës së Lartë, përfaqësuesve të gjyqësorit nuk iu vunë në dispozicion të gjitha amendamentet që ndryshonin projektligjin, ndërsa mungoi edhe informacioni i plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë. Po ashtu në deklaratë është theksuar se vendimet e Kushtetueses nuk respektohen vetëm duke iu referuar numrit të tyre, por edhe duke zbatuar përmbajtjen dhe arsyetimin kushtetues të përcaktuar prej tyre. Sipas Gjykatës, ndryshimet e reja të bëra në projektligj, e vendosin gjyqësorin në një pozitë më të pafavorshme.

Kuvendit i është kërkuar prej Gjykatës që të mos e kalojë projektligjin në formën aktuale dhe më tej është shtuar që përpara çdo procedure të mëparshme të merren disa hapa:  Kuvendi duhet të sqarojë rregullsinë, kohën dhe mënyrën e depozitimit dhe shqyrtimit të amendamenteve, si dhe arsyen pse ato nuk iu bënë të njohura gjyqësorit gjatë konsultimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese