E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Specialja dënoi me 81 vite ish-krerët e UÇK-së, Vuçiç i pakënaqur: Gjykata rrëzoi aktakuzat serbe

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar vendimin e sotëm të dhënë nga Gjykata Speciale, e cila dënoi me 81 vite burg 4 krerët e UÇK-së.

Vuçiç tha para mediave vendase se Gjykata nuk pranoi aktakuzën kryesore të Serbisë, lidhur me pretendimin kryesor të Beogradit për krime lufte nga ana e UÇK-së.

Sipas tij, Gjykata rrëzoi gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe pretendoi se “nuk deshi ta rrënonte kredibilitetin e UÇK-së”, pasi nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile.

Vuçiç tha se në aktgjykim nuk u përfshinë, sipas tij, krimet ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999 dhe çështja e “Shtëpisë së Verdhë”, duke lënë të kuptohet se, megjithëse ish-krerët e UÇK-së u dënuan, Gjykata nuk e pranoi narrativën që Serbia ka mbrojtur prej vitesh për konfliktin në Kosovë.

“Është bërë shumë padrejtësi, por as ne të gjithë së bashku nuk kemi qenë mjaftueshëm të gatshëm të përballemi me krimet që janë kryer në emrin tonë. Megjithatë, zgjidhja për të ardhmen qëndron te biseda, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu me të gjithë. Ky është një vendim i shkallës së parë i dhënë nga gjykata e Kosovës, sepse kjo është gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë. Ata e krijuan këtë mekanizëm të posaçëm para 11 vitesh nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, për të shmangur krijimin e një tribunali ad hoc, si ai që u formua gjoja për territorin e ish-Jugosllavisë, por që në fakt ishte krijuar kundër serbëve dhe popullit serb. Është e rëndësishme të theksoj se trupi gjykues nuk konstatoi sulme sistematike kundër popullsisë civile. Ata nuk deshën ta rrënonin kredibilitetin e UÇK-së. Çfarë nuk përfshihet në këtë vendim? Krimet kundër njerëzimit. Të gjashta pikat e aktakuzës u hodhën poshtë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u morën parasysh, sepse u vlerësua se KFOR-i kishte mbërritur dhe nuk kishte më konflikt të armatosur. Nuk ka përgjegjësi as për ‘Shtëpinë e Verdhë'”, tha Vuçiç.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.