E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Zhduku verën miliona euro nga kantina, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

Ilustrim · Vizion Plus

Është arrestuar Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit.

Policia e Tiranës kishte informacion për lëvizjet e Eno Agasit ku dhe u ngrit operacioni për arrestimin e tij. Ai është kapur teksa po lëvizte me një automjet.

Eno Agasi u shpall në kërkim nga Prokuroria në dhjetor të 2025.

Ai dyshohej  se kishte lidhje me zhdukjen e një sasie vere me vlerë miliona euro, e cila ishte zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.

Pasi ishte bërë inventari i verës, ajo ishte lënë në kantinë, pasi nuk mund të transportohej gjatë natës për shkak të procedurave doganore. Por kur autoritetet janë kthyer të nesërmen për ta marrë, vera nuk është gjetur më.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.