LIVE UPDATES
Politike

"Ripërtëritja e PD-së është jetike", Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Ai e ka cilësuar pushtetin që po vepron tani si të inkriminuar dhe të korruptuar ndaj kërkohet, sipas tij, një ripërtëritje.

16 Shtator 2026, 19:07 Nga G.M
"Ripërtëritja e PD-së është jetike", Berisha:
Sali Berisha

KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë ku është shprehur se ripërtëritja e partisë shihet si diçka jetike.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se PD-ja vjen në pushtet për shkak të vizionit që kanë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën e lavdishme që njohin. Ai e ka cilësuar pushtetin që po vepron tani si të inkriminuar dhe të korruptuar ndaj kërkohet, sipas tij, një ripërtëritje.

"Ripërtëritja e PD-së është jetike. PD nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar. Jo, vjen në pushtet për vizionin për të ardhmen. Vjen në pushtet si forca politike më e organizuar, më e modernizuar Dhe në këtë kuadër, besoj se shembulli është dhënë këtu në këtë degë. Seksionet janë mbledhur, kanë zgjedhur kryetarët. Të mos harrojmë, shpesh i themi njëri-tjetrit se ne jemi frymë. Jemi frymë, kjo nuk koa diskutim, por nuk duhet të jemi vetëm frymë, jemi realitet tjetër, jemi parti e madhe, një parti e cila në kushtet më të vështira u paraqitën në kutitë e votimit mbi 40 mijë anëtarë. Kjo është e vërteta. Por siç e tha zoti mësues, ne duhet të jemi funksionalë. Ne duhet të jemi seksion funksional, grupseksion funksional, kryesi funksionale. Dhe mbi të gjitha ne duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm të pandërprerë me qytetarin. Çdo demokrat që lufton për fitore e ka në duart e veta takimin, bisedën me qytetarin, me fqinjin, me mikun, me shokun.

Sot kemi përpara një pushtet të korruptuar, një pushtet të diskredituar në një shkallë ekstreme, një pushtet të inkriminuar fund e krye. Ndaj dhe ne na duhet një mobilizim i madh, na duhet një ripërtëritje. Duhet të zgjerojmë radhët tona me vlerat më të çmuara të komunitetit. Duhet të respektojmë, të angazhojmë dhe mobilizojmë të gjithë trashëgiminë tonë. Ajo është trashëgimi e çmuar. Pra, ripërtëritja parashikon si kusht të domosdoshëm modernizimin, dixhitalizimin dhe vizionin me të cilin PD do u përgjigjet me emergjencë problemeve më therëse të qytetarëve shqiptarë. Dhe këto probleme më therëse janë në radhë të parë të ardhurat e tyre, pagat e tyre, pensionet e tyre.

Është minimumi jetik, dyfishimi i rrogave, dyfishimi i pensioneve, transformimi i shërbimeve, shtypja me zero tolerancë e krimit të organizuar. Ndërtoi sistemin e krimit dhe do ua tregoj këtu një moment. Para 12 vitesh, një mik i imi lezhjan më thotë pse e ka kapur kaq me të fortë këtë Edi Ramën? I them unë, sepse ai në atë Lezhën tënde të mrekullueshme ai bazohet vetëm në tre familje kriminale dhe ju të tjerëve u shumëzon me zero dhe unë këtë nuk mund ta pranoj. Mbeti ai dhe nuk më tha dot jo. E takon Edi Ramën, i hap muhabetin, i thotë që Berisha kështu më tha. Më tha që ai Lezhën e mban me tre familje kriminale, po Lezha është një qark i tërë. Çfarë i tha? I tha, a e di çke, votat nuk m’i jep ti, votat m’i japin ata.

I tha edhe më shumë pastaj, po unë po u them këtë. Pra, mbi këtë koncept ndërtoi qeverisjen. Çfarë ndodhi? Dy gjëra do u them. U numërojnë shumë gjëra nga ato vite kur ne qeverisëm. Unë dy do u numëroj ju. Së pari nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej. Aty janë statistikat. Dhe këtë e quaj arritjen më të madhe. Arritjen e dytë, po kaq të madhe, e quaj se dolëm në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Dolëm nga humnera. Po pse dolëm? Se dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe u bëmë qytetarët me rrogat dhe pensionet më të lartat në rajon. Më të larta edhe se Bullgaria e Rumania," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë