LIVE UPDATES
Politike

"Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes"/ Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi drejtuesin e degës Aulon Kalaja, duke e cilësuar si pararendës të procesit të ripërtëritjes së PD-së.

16 Shtator 2026, 19:05 Nga G.M
"Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes"/
Sali Berisha

KRUJË- Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin e degës së Krujës, ku ka deklaruar se nga ai qytet do të nis 'Foltorja e Ripërtëritjes' së partisë. Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi drejtuesin e degës Aulon Kalaja, duke e cilësuar si pararendës të procesit të ripërtëritjes së PD-së.

Njëkohësisht ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe demografike të vendit. Ai tha se largimi i shqiptarëve, rënia e lindjeve dhe rritja e kostos së jetesës janë ndër problemet kryesore me të cilat përballet vendi.

"Demokrate dhe demokratë të Krujës, qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush. Por, të dashur aleatë, të dashur deputetë, drejtues i qarkut të Durrësit, anëtarë kryesie, deputet i zonës, deputetë të Durrësit, sot jemi këtu në një ngjarje, në një eveniment shumë të rëndësishëm të demokratëve të Krujës, por dhe të kryetarit të kësaj dege, Aulon Bej Kalaja, të cilin unë duhet ta përgëzoj shumë përzemërsisht. Aulon Kalaja, të themi të vërtetën, u bë pararendësi i atij procesi, i procesit të ripërtëritjes së PD, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e kësaj partie, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e vendit. Në këtë kuadër, unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë.

Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe. Miq, ne si PD kaluam periudha jo të lehta. Por ne sot nuk mund të mburremi as me ato që kaluam, as me ato që bëmë në të shkuarën. Sot koha na thërret t’i japim përgjigje kësaj gjendje dramatike, t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisje të madhe, kësaj gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Edi Ramës, Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka pushtim në histori, që t’i ketë dhënë një goditje më të rëndë qenies shqiptare se sa Edi Rama në 10 vite. Në 10 vite, 47 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria për një shkak madhor, për shkak të vendimit të tij për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur, të paligjshme.

Për shkak të shndërrimit të financave tuaja, të taksave që paguani jo në rroga, jo në pensione, jo në infrastrukturë, jo në shërbime, spitale e shkolla, por në llogari bankare të fshehura në bankat offshore. Sot qytetari shqiptar nuk mund të imagjinojë, dhe unë njerëzisht u kërkoj ta kujtoni këtë fjalë, se koha do provojë se çfarë Edi Rama u ka bërë shqiptarëve. Asnjë pushtues i egër nuk është sjellë ky ndaj pasurive publike të këtij vendi dhe fondeve. Në një akt amoraliteti total, të vendosur për të plaçkitur gjithçka dhe çdo gjë, pa asnjë kufi, kanë krijuar format më të pabesueshme të vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, djersës së tyre të ballit, të vjedhjes së pasurive publike, të shndërrimit të Shqipërisë në një çiflig hajnash që përzënë çdo ditë shqiptarët. Ky shok demografik është goditja më e tmerrshme që kemi marrë ne nga çdo luftë.

Kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar në atë shkallë sa lindjet tona të zbresin në ato të 100 viteve më parë. Asnjëherë nuk është e regjistruar si sot. Unë e kam përjetuar, kam qenë mjek, dhe t’u them të vërtetën ju, e përjetoja me shumë dhembshuri urinë kronike dhe varfërinë ekstreme të njerëzve kur unë u jepja recetën dhe ata nuk e merrnin sepse nuk i blinin dot ilaçet. Kur zona të tëra masive merrnin 1 kg sheqer, bukën dhe 1 kg kripë dhe përjetonin sëmundjen. Atëherë se ishte vendosur hiperkolektivizmi total, i çmendur. Por sot të jemi të sigurt që janë dhjetëra mijëra shqiptarë që numërojnë kafshatën. Që me atë pension që marrin, nuk sigurojnë dot ushqimin normal të dy javëve. Me atë pension që marrin, shkojnë në dyqan dhe gjejnë çmime më të shtrenjta se në Dallas, se në Nju Jork, se në Berlin, se në Romë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak