• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kontrabandë botoksi, biznesmeni i njohur përballet me akuzat

by Lajm Lajm
September 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Kontrabandë botoksi, biznesmeni i njohur përballet me akuzat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno

Një dosje hetimore që bën fjalë për “kontrabandim të medikamenteve mjekësore” dhe “fshehjen e të ardhurave financiare” është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, me të pandehur Dritan Gremin dhe shoqërinë juridike “Gremi Wellness”.

Çështja penale me emrin e biznesmenit të disa klinikave estetike dhe 11 bizneseve të hapura në Tiranë dhe Elbasan, është publikuar si i pandehur në seancat gjyqësore që Gjykata e Tiranës ka planifikuar të gjykojë më 22 shtator 2026.

Kujtojmë se në muajin tetor 2025, Dritan Gremi u shfaq edhe si kandidat i pavarur për të garuar në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, zgjedhje këto që nuk u zhvilluan kurrë.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, dosja me 2 të pandehur është ende në fazën e shqyrtimit gjyqësor në seancën paraprake dhe gjyqtare e çështjes është caktuar përmes shortit elektronik, Amarilda Sulaj.

Sipas dosjes hetimore, të pandehurit Dritan Gremi dhe shoqëria e tij “Gremi Wellness” dyshohet se kanë kryer kontrabandë të medikamenteve mjekësore, kryesisht “Butox”, me princip aktiv “Botulinum toxin”.

Ky medikament mjekësor aktualisht nuk është i pajisur me autorizim për tregtim në Shqipëri.

Ndërkohë, edhe pajisjet mjekësore që vendosen në treg në Republikën e Shqipërisë duhet të regjistrohen në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore, procedurë kjo që mbahet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në klinikë janë gjetur pajisje mjekësore të pacertifikuara dhe kryheshin injeksione nga persona të cilët nuk janë mjekë, por estetiste. Fakt ky i konfirmuar nga disa pacientë që janë pyetur.

Shkeljet janë konstatuar gjatë një këqyrjeje fizike në ambientet e “Gremi Clinic”, që është kryer nga policia gjyqësore më datë 17 korrik 2025.

Gjithashtu, sipas dosjes hetimore, po në vitin 2025, gjatë një raporti të Kontrollit Tatimor mbi këtë biznes, është konstatuar se shoqëria juridike “Gremi Wellness” ka detyrime tatimore dhe gjoba të papaguara që shkojnë në shumën financiare prej 285 milionë lekësh të vjetra.

Kjo kompani dhe pronarët e saj, bashkëjetuesit Dritan Gremi dhe Anduena Çela, prej janarit 2021 kanë operuar si biznes me objekt tregtar fillimisht për “…aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhimin…”.

Por në muajin nëntor 2025, objekti i kompanisë ndryshoi, duke shtuar aktivitetin në fushën e menaxhimit të strukturave të ndryshme në fushën e shëndetësisë.

“…kryesisht klinikave të kirurgjisë estetike dhe trajtimeve të tjera estetike, duke marrë përsipër menaxhimin në total të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve me pacientët (caktimi i orareve të vizitave, të orareve të ekzaminimeve, të trajtimeve estetike dhe kirurgjikale, promovimet dhe ndjekja e politikave për zgjerimin e nr. të pacientëve etj….)”-thuhet në objektin e veprimtarisë tregtare të ndryshuar në muajin nëntor 2025.

Por vetëm pak ditë pasi Dritan Gremi i ndryshoi objektin e veprimtarisë tregtare kompanisë “Gremi Wellness”, ai, më 27 nëntor 2025, vendosi t’ia shesë 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie bashkëjetueses së tij, Anduena Çela.

Kontrata e shitjes është firmosur para noteres Aida Hoxha në Tiranë dhe shitja është bërë kundrejt një çmimi prej 1 milion lekësh të vjetra.

Por aktualisht, në emër të Dritan Gremit vijojnë të jenë disa kompani të tjera si “Gremi Longevity Center”, “My Albania News”, “Gremi Sweet Bread”, “La Belle Noiseuse”, “Hotel Serenity”, “Gremi Clinic”, “Dritan Gremi”, “Viaggiare e Sorridere” e të tjera.

Tags: botoksdritan geminKo trqbandë
Previous Post

Turpi ka emër: Gjykata e Hagës dhe të marrët politikanë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Kontrabandë botoksi, biznesmeni i njohur përballet me akuzat

Kontrabandë botoksi, biznesmeni i njohur përballet me akuzat

September 16, 2026
Turpi ka emër: Gjykata e Hagës dhe të marrët politikanë

Turpi ka emër: Gjykata e Hagës dhe të marrët politikanë

September 16, 2026
Plagosje me armë zjarri në Durrës

Plagosje me armë zjarri në Durrës

September 16, 2026
Arkitekt i vilës së Ballukut/ Olsi Eftimi del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

Arkitekt i vilës së Ballukut/ Olsi Eftimi del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

September 16, 2026
Tubacioni i Bogovës pëson defekt, Berati, Kuçova dhe fshatrat përreth mbeten pa ujë

Tubacioni i Bogovës pëson defekt, Berati, Kuçova dhe fshatrat përreth mbeten pa ujë

September 16, 2026
Besmir Beja i Doganave rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Besmir Beja i Doganave rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

September 16, 2026
PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

September 16, 2026
Kryeministri Kurti për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së/ I padrejtë, askush se njollos dot luftën e shqiptarëve për liri

Kryeministri Kurti për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së/ I padrejtë, askush se njollos dot luftën e shqiptarëve për liri

September 16, 2026
A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?

A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?

September 16, 2026
Dënimi i 4 ish-liderëve të UÇK/ Kryegjykatësi Smith tregon me detaje rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit

Dënimi i 4 ish-liderëve të UÇK/ Kryegjykatësi Smith tregon me detaje rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit

September 16, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL