web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ripërtëritja e PD-së është jetike”/ Berisha, porosi demokratëve: Duhet të jemi funksionalë

16 Shtator 2026, 19:12, Politikë CNA

“Ripërtëritja e PD-së është jetike”/

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit në Krujë ka deklaruar se ripërtëritja e PD është jetike.

Berisha u dha porosi demokratëve që të jenë funksional dhe gjithmonë në kontakt me qytetarët.

“Ripërtëritja e PD është jetike. PD nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar por për vizionin dhe të ardhmen si forca politike më e modernizuar. Në këtë kuadër shembulli është dhënë në këtë degë. Seksionet janë mbledhur kanë zgjedhur kryetarët. Shpesh i themi njëri-tjetrit, ne jemi frymë, por nuk duhet të jemi vetëm frymë. Jemi një parti e madhe.

Ne duhet të jemi funksional, grupseksioni duhet të jetë funskional, kryesia duhet të jetë funksionale. Ne duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarin.

Çdo demokrat që lufton për fitoren e ka në duart e veta takimin bisedën me fqinjin, qytetarin, shokun e tij.

Sot kemi një pushtet të inkriminuar kokë e këmbë”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga