VIDEO/ Vendimi i Hagës, Neza: Kosova duhet t’i kthehet racionalitetit, Apeli mund të japë një përgjigje tjetër

VIDEO/ Vendimi i Hagës, Neza: Kosova duhet t’i kthehet racionalitetit, Apeli mund të japë një përgjigje tjetër

18:50, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Neza tha se zhvillimet e fundit nuk duhet të interpretohen si një çështje që lidhet me vetë ekzistencën apo shtetësinë e Kosovës, ndërsa u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve në Prishtinë që pas reagimeve emocionale t’i rikthehen racionalitetit.

Duke folur për dënimet e dhëna, gazetari solli në vëmendje rastet e ish-drejtuesve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët janë gjykuar më herët nga Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Neza vlerësoi se procesi i apelit ndaj vendimit të shkallës së parë krijon mundësi për një shqyrtim të mëtejshëm të çështjes.

‘I qartë që nuk ka të bëjë kjo as me Kosovën, as me UÇK-në, as me atë luftë që është zhvilluar, as me pavarësinë e Kosovës, as me integritetin e saj, as me njohjen, proceset e njohjes. Se kush frika që mund të ndikohet. As me cilësitë aktuale të shtetit të Kosovës. Që mbase kanë qenë qëllimet në fillimin e kësaj çështjeje.

Ajo çfarë duhet konsideruar tani nga Prishtina, sidomos nga Prishtina por edhe nga qytetarët e Kosovës është të mos rendin pas emocioneve deri në një farë mase dhe më pas t'i kthehen racionalitetit, sepse racionaliteti jep përgjigjen më të mirë, shumë më të mirë, shumë më të saktë, shumë më të drejtë sesa vetë emocioni.

Natyrisht që ngjarja ka qenë e rëndë, një ngjarje e cila ka goditur... nuk priteshin 25 vite dhe mjafton një gjë e thjeshtë për të kuptuar se nuk duheshin ose nuk priteshin dhe nuk duheshin marrë 25 vite.

Udhëheqës të tjerë të rëndësishëm të UÇK-së, dy të tjerë, zoti Haradinaj dhe Limaj janë gjykuar nga një gjykatë tjetër, por ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Jugosllavi.

Që të dy kanë patur rol shumë të rëndësishëm në UÇK. Ramush Haradinaj ka qenë dhe Kryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj përveçse deputet ka qenë edhe ministër. Çka do të thotë se të dy kanë treguar se kanë patur role të rëndësishme në forcat e UÇK-së por edhe në luftën në tërësi në Kosovë.

Të dy kanë dalë të pafajshëm. Pas seancash të shumta gjyqësore, Haradinaj ka zgjatur një katër vjet, kurse Limaj një tre vjet në të njëjtën gjykatë e cila gjyq u zhvillua në Hagë.

Dhe Limaj ka dalë i pafajshëm ku përfshihej, në ndër akuza përfshihej dhe çështja e Llapushnikut, e cila është përmendur sot edhe në akuzën ndaj krerëve aktualë të UÇK-së.

Kjo është një prej detajeve natyrisht.

Por dua të them që ka hapësira që përmes apelimit, të identifikohen këto hapësira, këto mundësi për të shkuar drejt një apelimi shumë më serioz, ndoshta edhe në kuadrin profesional siç mund ta theksojë më me detaje edhe Genci.

Por edhe në kuadrin politik, për të cilin foli Zaimi pak më herët. Domethënë edhe një farë jo thjesht një ndeshje ose një përballje, se natyrisht duhet bërë ajo përballje sepse ata kanë filluar që sot, kemi një përballje me serbët, me propagandën serbe e cila nuk mbështetet vetëm te propaganda, ata po përpiqen që ta instalojnë në diplomacinë e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare.

Por duhet që të punohet shumë në mënyrë që në Apel të kemi një përgjigje tjetër.

Mundësitë janë që Apeli të japë një përgjigje tjetër qoftë edhe për shumë detaje të cilat janë goxha të paqarta në dosjen që ka trajtuar Gjykata e Dhomave Speciale, por edhe për shkak se duket qartë që ka një infektim politik në këtë gjykatë edhe në këtë vendimmarrje, për shkak se koha e trajtimit ose koha e krijimit të kësaj gjykate po edhe funksionimit të kësaj gjykate, është e lidhur edhe me ngjarje politike.

Këshilli i Evropës, nuk është institucion profesionistësh, është institucion politik.

Këshilli i Evropës e ka frymëzuar përmes një raporti të përgatitur nga Dick Marty, tërësisht i bazuar në hetime të sajuara të shërbimeve sekrete serbe.

Dhe prej aty ka kaluar tek Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ia ka kaluar EULEX-it dhe më pas deri në 2015-ën kur është bërë propozimi.

Kemi katër vite, kemi katër vite vetëm për të ndërtuar këtë institucion.

Do të thotë se infektimi ka qenë i mundur.

Po ndërkohë nga 2015 deri në 2017 nuk ka kryer veprimtari gjykata. Në 2017 ka filluar të kryejë veprimtari dhe në fakt kjo është një gjykatë e cila është krijuar për tetë veta.

Deri tani kanë kaluar në gjyq tetë veta. Kemi katër vendime që janë marrë sot dhe katër vendime që janë marrë pak më herët.

Çka do të thotë se e gjithë ky investim, qoftë investim ndërkombëtar, qoftë investim politik, po qoftë edhe investim me para, sepse kostoja shkon mbi 1 miliard euro përgjatë gjithë kësaj kohe.

Duket se më shumë sesa profesionalizmi ose ka patur një koabitacion midis politikës dhe profesionalizmit, midis politikës dhe drejtësisë, midis politikës dhe nevojës për të shpërfaqur problematika të cilat mund të ishin trajtuar edhe nga gjykatat penale të Kosovës pa qenë nevoja për një gjykatë speciale.’, u shpreh gazetari Sami Neza në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco