Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I plagosuri në Durrës me profesion avokat, blutë në kërkim të 61-vjeçarit që e qëlloi me armë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
I plagosuri në Durrës me profesion avokat, blutë në
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, në zonën e njohur si Vollga. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes, ku mësohet se i plagosuri i identifikuar me emrin Elton Shllaku, ushtron profesionin e avokatit.

Teksa autori i dyshuar për ngjarjen është identifikuar si Fatmir Ferhati, një 61 vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Fatmirësisht mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa policia ka ngritur pika kontrolli edhe është duke vijuar punën për kapjen e autorit. Nuk dihet ende qartë nëse puna e avokatit është bërë shkak për këtë plagosje, apo të përfshirët kanë pasur konflikt për motive të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese