Berisha: Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes! Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Hagës ndaj katër drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar ...
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Koso...
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina. Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flam...
Lideri i demokratëve Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shprehur se, ripërtëritja e partisë është jetike. Sipas tij, PD nuk vjen në pushtet për shkak të së shkuarës së lavdishme, por për vizionin që kanë për të ardhmen.
‘Ripërtëritja parashikon si kusht të domosdoshëm modernizimin, dixhitalizimin dhe vizionin me të cilin PD do u përgjigjet me emergjencë problemeve më therëse të qytetarëve shqiptarë.
Dhe këto probleme më therëse janë në radhë të parë të ardhurat e tyre, pagat e tyre, pensionet e tyre.’ u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ripërtëritja e PD-së është jetike.
PD nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar.
Jo, vjen në pushtet për vizionin për të ardhmen.
Vjen në pushtet si forca politike më e organizuar, më e modernizuar
Dhe në këtë kuadër, besoj se shembulli është dhënë këtu në këtë degë.
Seksionet janë mbledhur, kanë zgjedhur kryetarët.
Të mos harrojmë, shpesh i themi njëri-tjetrit se ne jemi frymë.
Jemi frymë, kjo nuk ka diskutim, por nuk duhet të jemi vetëm frymë, jemi realitet tjetër, jemi parti e madhe, një parti e cila në kushtet më të vështira u paraqitën në kutitë e votimit mbi 40 mijë anëtarë.
Por siç e tha zoti mësues, ne duhet të jemi funksionalë.
Ne duhet të jemi seksion funksional, grupseksion funksional, kryesi funksionale.
Dhe mbi të gjitha ne duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm të pandërprerë me qytetarin.
Çdo demokrat që lufton për fitore e ka në duart e veta takimin, bisedën me qytetarin, me fqinjin, me mikun, me shokun.
Sot kemi përpara një pushtet të korruptuar, një pushtet të diskredituar në një shkallë ekstreme, një pushtet të inkriminuar fund e krye.
Ndaj dhe ne na duhet një mobilizim i madh, na duhet një ripërtëritje.
Duhet të zgjerojmë radhët tona me vlerat më të çmuara të komunitetit.
Duhet të respektojmë, të angazhojmë dhe mobilizojmë të gjithë trashëgiminë tonë. Ajo është trashëgimi e çmuar.
Pra, ripërtëritja parashikon si kusht të domosdoshëm modernizimin, dixhitalizimin dhe vizionin me të cilin PD do u përgjigjet me emergjencë problemeve më therëse të qytetarëve shqiptarë.
Dhe këto probleme më therëse janë në radhë të parë të ardhurat e tyre, pagat e tyre, pensionet e tyre.
Është minimumi jetik, dyfishimi i rrogave, dyfishimi i pensioneve, transformimi i shërbimeve, shtypja me zero tolerancë e krimit të organizuar.
Ndërtoi sistemin e krimit dhe do ua tregoj këtu një moment.
Para 12 vitesh, një mik i imi lezhjan më thotë pse e ka kapur kaq me të fortë këtë Edi Ramën?
I them unë, sepse ai në atë Lezhën tënde të mrekullueshme ai bazohet vetëm në tre familje kriminale dhe ju të tjerëve u shumëzon me zero dhe unë këtë nuk mund ta pranoj.
Mbeti ai dhe nuk më tha dot jo.
E takon Edi Ramën, i hap muhabetin, i thotë që Berisha kështu më tha. Më tha që ai Lezhën e mban me tre familje kriminale, po Lezha është një qark i tërë.
I tha, a e di çke, votat nuk m’i jep ti, votat m’i japin ata.
I tha edhe më shumë pastaj, po unë po u them këtë.
Pra, mbi këtë koncept ndërtoi qeverisjen.
Dy gjëra do u them. U numërojnë shumë gjëra nga ato vite kur ne qeverisëm.
Së pari nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej. Aty janë statistikat. Dhe këtë e quaj arritjen më të madhe.
Arritjen e dytë, po kaq të madhe, e quaj se dolëm në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Dolëm nga humnera.
Po pse dolëm? Se dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe u bëmë qytetarët me rrogat dhe pensionet më të lartat në rajon. Më të larta edhe se Bullgaria e Rumania.
Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj afera...
Ka nisur marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 109 që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Avenir Peka, Ekspert Sigurie, deklaroi se Gjykata Speciale e Kosovës është ngritur si rezul...
Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtuan të mërkurën më 16 shtator projektligjin e ri për pagat e magj...
Nga Lulzim Basha Vendimi i gjykatës speciale është një goditje për të gjithë shqiptarët. Dënimet e shqiptuara ndaj...
Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për d...
Është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, me relatore gjyqtaren e posaçme Saida Dollani, një proces...
Partia Demokratike reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Hagës dhe dënimit të ish-drejtuesve të UÇK. Në mble...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...