Plagoset me armë zjarri avokati në Durrës, policia në kërkim të autorit, zbardhen emrat

16 Shtator 2026, 19:41Kronika TEMA
Plagoset me armë zjarri avokati në Durrës, policia në

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Elton Shllaku me profesion avokat, është plagosur me armë zjarri në dorë pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.Policia bën me dije se autori i dyshuar për ngjarjen është Fatmir Ferhati, 61-vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje është bërë puna e avokatit, apo ka pasur një konflikt për motive të tjera.

 

Lini një Përgjigje