Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Nesër protestë para Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 109-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. • Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së qeverisë, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje dhe slogane kundër qeverisë. Një pjesë e fjalimeve iu kushtua edhe vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit shprehën solidaritetin e tyre dhe gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrjet “UÇK, UÇK”. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër në orën 10:00 para Parlamentit, në kohën kur Kuvendi do të zhvillojë punimet. • Aktivistët theksojnë se duhet të mblidhen kundër deputetëve dhe qeverisë së korruptuar, ndërsa u kujtojnë qytetarëve që të marrin edhe vezë për t’i qëlluar. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 109 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 109 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.
6 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Protesta e 109-të kundër qeverisë është mbyllur pas disa orësh marshimi në rrugët e Tiranës, ku qytetarët dhe aktivistët përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Tubimi i kësaj të mërkure nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së qeverisë, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.
Një pjesë e fjalimeve iu kushtua edhe vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit shprehën solidaritetin e tyre dhe gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrjet “UÇK, UÇK”. Në fjalimet e protestës, Vatnikaj u bëri thirrje qytetarëve për qëndresë të vazhdueshme në rrugë, ndërsa konfirmoi se revoltës do t’i bashkohet nesër në orën 10:00 bllokimi i Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalimet e protestës u kërkua dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama, ndërsa aktivistët deklaruan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Protesta e sotme shënoi ditën e 109-të të këtij aksioni qytetar në Tiranë./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 109 ditë të revoltës qytetare në Tiranë. Pas mbylljes së fjalimeve përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria".
Gjatë tubimit të sotëm nuk kanë munguar fjalimet në lidhje me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, rrëzimi i qeverisë si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Protesta në Tiranë vijon nismën e saj për 109 ditë radhazi, ndërsa kërkesat e protestuesve mbeten të njejtat. Gjatë tubmit perballë Kryeministrisë, një qytetar është ngjitur në podium dhe është shprehur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në fjalën e tij ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe e rëndë për popullin shqiptar. Protestuesi përmendi se dikur, kryeministri Rama lobonte që kjo gjykatë të krijohej, ndërkohë që so, ajo vendos kundër luftëtarëve të Kosovës. Vendimi ndaj ish-krerëve, sipas tij, është një moment reflektimi për çdo shqiptarë që të kuptojnë forcën e rezistencës ndaj protestave.
“Ajo që ka ndodhur sot është e rëndë për popullin shqiptar. Është moment i thellë reflektimi për çdo shqiptar dhe duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është rezistenca jonë për të larguar një kryeministër të tillë që në 2015 lobonte që kjo gjykatë të bëhej dhe sot i dënon udhëheqësit e UÇK.
A e kuptoni se çfarë bëjnë kryeministrat e korruptuar, që shpirtin ia kanë shitur shejtanit. Këta janë të gatshëm jo vetëm të shesin Shqipërinë, por edhe çdo vepër të lavdishme të këtij kombi për të qëndruar në pushtet.
Ne duam ta kthejmë këtë ditë në forcë dhe nuk duhet të dorëzohemi. Ato ligje që Rama lobonte në 2015 miratoheshin në Kuvendin e Kosovës, janë njësoj si ligjet që ky ka miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e 109-të të revoiltës qytetare kundër qeverisë. Në protestën e sotme nuk kanë munguar as reagimet nga protestuesit në lidhje me vendimin e Gjykatë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesë e protestës ka qënë edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili ka marrë fjalën në podium dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të bazuar në dëshmi të rreme, dhe me procedura që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.
Ai është shprehur në fjalën e tij se një gjykatë e cila bazohet në dëshmi të manipuluara dhe nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. UÇK-ja, sipas Goxhaj nuk ishte një grup kriminal apo një lëvizje terroriste por ishte përgjigja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb që thoshte "Kosova është Serbi"
Dritan Goxhaj: Sot dua të lexoj një deklaratë në emër të grupit koordinues. Sot, një ditë e zezë për luftën e popullit për liri. Sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Sot, ne nuk po flasim për drejtësi, po flasim për padrejtësi, për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë gjykatë tjetër në botë. Po flasim për një vendim të bazuar në dëshmi të rreme, mbi procedura të panjohura dhe mbi një axhendë politike që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.
Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi, është teatër. Një gjykatë politike që bazohet mbi dëshmi të rreme, të paprovuara, të manipuluara, që nuk ka juri, nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. Një gjykatë politike që dënon njerëz që kanë luftuar për lirinë e popullit të tyre.
Kjo nuk është drejtësi, kjo është padrejtësi e organizuar. Kjo padrejtësi po vjen nga Evropa, e ngritur mbi parimet e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe lirisë. Evropa për të cilën kemi ëndërruar dhe shtrirë dorën për ndihmë, bashkëpunim dhe integrim. Vjen nga Evropa, nga ana që pretendojnë se janë miq tanë.
Kjo padrejtësi po ndodh nga ajo Evropë që në vitin 1913 vendosi të na copëtojë Shqipërinë, Kosovën ia dha Serbisë pa pyetur shqiptarët, pa pyetur askënd, vetëm për të bërë paqe në Ballkan. Stabiliteti nuk mund të përdoret më si pretekst duke sakrifikuar të drejtën e shqiptarëve për të vetëvendosur dhe për të jetuar të lirë.
UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, nuk ishte një ushtri e huaj, nuk ishte një lëvizje terroriste. UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb, që vriste në rrugë, digjte shtëpi, përdhunonte gra, dëbonte fëmijë dhe thoshte: “Kosova është Serbi”./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Ata kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim përballë Kuvendit, ku do të mbahen seanca e dytë plenare për sesionin e ri parlamentar. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët prej 109 ditësh janë mbledhur në qendër të Tiranës për të vijuar protestat kundër klasës politike. Ata e kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të marshuar më tej drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime.
Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al