Një gjykatë në Paris i akordoi të martën 1 euro (1.15 dollarë) Kim Kardashian si dëmshpërblim, pasi ajo ishte viktimë e një grabitjeje të armatosur në kryeqytetin francez në vitin 2016. Kjo ishte pikërisht shuma e kompensimit që ajo kishte kërkuar, sipas një avokati të përfshirë në çështje.
Kardashian ka kërkuar të lërë pas këtë ngjarje, pasi gjykata vitin e kaluar shpalli tetë persona fajtorë për rolet e tyre në grabitjen, të cilën ylli televiziv e kishte përshkruar si “përvojën më të tmerrshme të jetës sime”. Ajo dhe stilistja Simone Harouche shprehën mirënjohjen e tyre ndaj sistemit francez të drejtësisë përmes një deklarate të përbashkët.
“Përvoja ishte thellësisht traumatike dhe pasojat e saj kanë mbetur me ne. Vendimi i sotëm nuk ka të bëjë me kompensimin, por me përgjegjësinë dhe njohjen e asaj që ndodhi”, thuhej në deklaratën dërguar Associated Press.
“Jemi mirënjohëse ndaj Gjykatës dhe të gjithëve që na mbështetën gjatë këtij procesi. Shpresojmë që tani të mund të ecim përpara dhe të vazhdojmë të shërohemi.”
Gjykata i akordoi një ish-receptionisti të hotelit "Hôtel de Pourtalès" shumën prej 109,516 eurosh, sipas avokatit të tij. Kardashian po qëndronte në këtë hotel kur grupi i grabitësve e vuri në shënjestër. Receptionisti tha se kishte mbetur i traumatizuar nga grabitja e bizhuterive më 2 tetor 2016, gjatë Javës së Modës në Paris. Ai kishte kërkuar 550 mijë euro dëmshpërblim dhe interesa. Avokati i tij, Mohand Ouidja, e mirëpriti vendimin, duke e cilësuar atë si një fitore.
Avokati ua lexoi gazetarëve të Associated Press vendimet me shkrim të gjykatës, që lidhen me Kardashian dhe personat e tjerë të përfshirë në çështje. Gjykata i akordoi hotelit 50 mijë euro (57,741 dollarë). Ndërsa 1 euro – shuma që kishte kërkuar vetë – iu akordua Simone Harouche, stilistes së Kardashian, e cila ishte e pranishme gjatë grabitjes. Avokatët francezë që përfaqësuan Kardashian gjatë gjyqit nuk iu përgjigjën mesazheve dhe telefonatave të AP-së këtë javë.
Dy nga grabitësit, të veshur si policë, hynë me forcë në suitën e saj, e lidhën Kardashian me lidhëse plastike dhe shirit ngjitës, dhe u larguan me bizhuteri me vlerë më shumë se 6 milionë dollarë, përfshirë një unazë diamanti që ajo kishte veshur atë mbrëmje në një shfaqje të Givenchy. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
16 Shtator18:55
Rogert Sterkaj i kërkon në gjykatë fitueses së “BBV4” 10 mijë euro
Rogert Sterkaj ka kërkuar asistencë ligjore pranë avokates Aurora Marku lidhur me paratë e çmimit të fituar nga Selin Bollati dh...
SHOWBIZ
16 Shtator15:06
Maluma bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit
Familja e Maluma-s është zgjeruar sërish! Këngëtari kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gómez, kanë mirëpritur n&eum...
SHOWBIZ
15 Shtator23:14
Nora publikon video ‘të nxehta’ nga pushimet
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret me të pëlqyera për publ...
SHOWBIZ
15 Shtator22:43
Substancë para plazmaferezës? Misteri i vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, çfarë dyshojnë hetuesit
Hetimi për vdekjen e Giorgos Mazonakis po merr një tjetër drejtim, ndërsa autoritetet greke po fokusohen te provat dixhitale të sekuest...
SHOWBIZ
15 Shtator22:35
Bebe Rexha flet për vizitat e shpeshta që bënte në Maqedoni gjatë fëmijërisë: Dasmat shqiptare zgjasnin deri në 3 të mëngjesit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka folur së fundmi për kujtimet e saj të fëmijëris&eum...
SHOWBIZ
15 Shtator22:13
“Ky vit do të jetë ndryshe”, Xhensila Myrtezaj me premtim të madh për fansat
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga koncertet e saj, duke shoqëruar fotografitë dhe vid...
SHOWBIZ
15 Shtator22:01
Ka gjetur dashurinë pas divorcit? Këngëtarja Maya “hap zemrën”
Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj ka folur për jetën e saj private gjatë një interviste duke treguar se aktualisht jeton vet...
SHOWBIZ
15 Shtator20:56
Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA
Fituesja e edicionit të pestë të reality show-t “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë prapaskenat e përvoj&eum...
SHOWBIZ
15 Shtator20:01
“Të don djali shumë”, Gimbo uron nënën për ditëlindje me foton e rrallë, artisti i vogël me çifte në duar
Nëna e DJ të famshëm Gëzim Blakaj, të njohur si Gimbo feston ditën e sotme ditëlindjen, e i biri ka zgjedhur një m&eum...
SHOWBIZ
15 Shtator19:35
“Eksperimentova, shkoi shumë mirë”/Egli Tako flet për projektet e saj muzikore: Do kthehem tek baladat
Egli Tako ka qenë e ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku ka folur më shumë për projektet e s...