Vendimi për Hashim Thaçin/ Fevziu: Shokuese, u dënua pa asnjë fakt
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar në lidhje me vendimin ...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar në lidhje me vendimin ...

Ish-deputeti dhe publicisti, Veton Surroi ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
Surroi shkruan se dënimi nuk është ende i formës së prerë dhe vendimi në shkallën e dytë nuk do të varet nga protestat apo deklarimet.
Analisti shprehet se dënimi i individëve për veprime kriminale nuk mund t’i atribuohet UÇK-së.
Më tej, Surroi shkruan se lufta e UÇK-së nuk është zhbërë nga ky aktgjykim.
Postimi i Surroit
Disa sugjerime për leximin e aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së
1. Aktgjykimi dënues ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së — Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit — nuk është ende i formës së prerë. Ankimi në shkallën e dytë do të kërkojë punë serioze juridike, të mbështetur në analizën dhe kundërshtimin e aktgjykimit të plotë, jo në emocione. Fajësia apo pafajësia eventuale, sikurse edhe kohëzgjatja përfundimtare e dënimeve, nuk do të varen nga protestat, rrjetet sociale apo deklarimet politike. Ato do të jenë produkt i një procesi juridik të vazhduar dhe racional.
2. Aktgjykimi i 16 shtatorit ka bërë një dallim thelbësor duke mos pranuar akuzën e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Gjykata konstatoi se veprimet kriminale përbënin një sulm të përhapur dhe sistematik, por se Prokuroria nuk kishte provuar se ky sulm ishte drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Sipas Gjykatës, viktimat ishin përzgjedhur kryesisht mbi baza individuale.
3. Katër ish-drejtuesit e dënuar të UÇK-së dallojnë kështu edhe juridikisht nga të dënuarit në rastet Šainovi? et al. dhe Vlastimir Gjorgjeviq para Tribunalit për ish-Jugosllavinë. Në ato raste u vërtetua një fushatë shtetërore e drejtuar kundër popullsisë civile shqiptare dhe të akuzuarit u dënuan edhe për krime kundër njerëzimit.
4. Megjithatë, dënimet e shkallës së parë në rastin Shainoviq et al. shkonin nga 15 deri në 22 vjet burgim, ndërsa dy nga ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan me nga 25 vjet. Edhe duke pasur parasysh dallimet ndërmjet rasteve, përgjegjësinë individuale dhe praktikat e ndryshme të dënimit, kjo ngre një pyetje serioze për proporcionalitetin.
5. Shpallja e tyre të pafajshëm për gjashtë pikat e krimeve kundër njerëzimit e vendos aktgjykimin në një kontekst më të drejtë historik. Përderisa fushata e forcave serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës është përcaktuar juridikisht si krim kundër njerëzimit, në rastin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk u provua ekzistenca e një sulmi kriminal të drejtuar kundër një popullsie civile si të tillë. Ky përfundim e vendos aktgjykimin në kontekstin e përgjegjësisë individuale për krime lufte. As UÇK-ja e as Kosova nuk mund ta marrin mbi vete këtë barrë fajësie. Aktgjykimi nuk e trajton si kriminal synimin për pavarësinë e Kosovës dhe thekson se ky proces nuk gjykon legjitimitetin e UÇK-së apo të luftës për pavarësi.
6. Aktgjykimi është mbështetur në parimin e rëndësishëm, se drejtësia e kauzës çlirimtare nuk e bën automatikisht të drejtë çdo veprim të kryer në emër të saj. Por, po kështu, dënimi i individëve për veprime kriminale nuk mund t’i atribuohet UÇK-së në tërësi, të ndryshojë rolin e saj historik në çlirimin e vendit apo të njollosë pavarësinë e Kosovës.
7. Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e ligjërimit se aktgjykimi i Hagës e dënon UÇK-në apo Kosovën e pavarur. Në aktgjykim nuk ekziston asnjë përfundim me të cilin përgjegjësia individuale për krime i bartet UÇK-së si organizatë ose përpjekjes së Kosovës për pavarësi.
8. Bellum iustum — lufta e drejtë e UÇK-së, e sendërtuar mbi lëvizjen popullore kundër okupimit të Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës — nuk është zhbërë nga ky aktgjykim si e vërtetë historike dhe morale.
9. Aktgjykimi, në fund, i ka individualizuar edhe viktimat. Edhe viktimat janë pjesë e kësaj historie, për to do të mësojmë më shumë nga teksti i plotë i aktgjykimit, në formën e vet të prerë./CNA
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka akuzuar Rusinë...
Komisionerja për Zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, M...
Ministri britanik për Evropën, Lord Wood ka reaguar në lid...
Në Prishtinë po zhvillohet prej disa orësh protestë, pas v...
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosov...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë një deklaratë në...
DASH ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-kr...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyr...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi...
Një grup qytetarësh kanë arritur para selisë së EULEX-it n...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rea...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Dënimi me 81 vjet burg i ish-krerëve të UÇK-së është pritu...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kanë ardhur reagimet e para nga familjarët e ish-krerëve t...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F.,...
Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Ish-deputeti dhe publicisti, Veton Surroi ka bërë një reag...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka akuzuar Rusinë...
Komisionerja për Zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, M...
Ministri britanik për Evropën, Lord Wood ka reaguar në lid...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...