Kryedemokrati, Sali Berisha, ka komentuar protestën qytetare, gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar nga dega e PD-së në Krujë.
Sipas Berishës, kjo protestë e ka zvarritur për së gjalli Ramën, dhe e ka kthyer, siç thotë Berisha, në njeriun më të urryer në Shqipëri.
“Në qoftë se ka një protestë që e ka zvarritur atë bulevardit për së gjalli çdo natë, është ajo protestë qytetare. Po, po, e ka bërë njeriun më të urryer jo vetëm në Shqipëri, por më të urryerin në Evropë dhe më gjerë sepse fibra qytetare e pastër interesi qytetar, ai nuk e merr më kurrë veten ndaj dhe ne çdo demokrate e demokrat, do të shkojë aty me fibrën qytetare.
Ato parulla, slogane që një grup armiqsh tanë, opozitë e opozitës, nuk mund të na pengojnë ne kurrë të lëshojmë sheshin se ne jemi njerëzit e sheshit. Ne kur vjen puna jemi burrat dhe gratë e sheshit dhe nuk e lëshojmë kurrë protestën.
Kërkesat e tyre janë identike me kërkesat tona. Ne protestojmë dhe mbrojmë ato kërkesa.
Edhe njëherë dua t’u përgëzoj për ringritjen, për ripërtëritjen e fuqishme të PD. Ftoj demokratët e të gjitha degëve të Shqipërisë të marrin shembull dhe të frymëzohen nga dega e Krujës, drejtuesit e saj”,- është shprehur Berisha ndër të tjera.













