LIVE UPDATES
Aktualitet

RTSH hap sezonin e ri: Identitet i ri vizual dhe pesë seriale superprodhime

Ky do të jetë në thelb sezoni i ri i RTSH, i zbuluar sonte në një event të posaëm të mbajtur në oborrin e brendshëm të institucionit, ku merrnin pjesë drejtuesit e televizionit, politikanë dhe gazetarë të ndryshëm.

16 Shtator 2026, 19:48 Nga E. D

RTSH hap sezonin e ri: Identitet i ri vizual dhe pesë seriale superprodhime

Imazh i ri, progrmacion me personazhe të rinj dhe një paketëik me pesë seriale që janë superprodhime me tematika nga romanca tek historia. Ky do të jetë në thelb sezoni i ri i RTSH, i zbuluar sonte në një event të posaëm të mbajtur në oborrin e brendshëm të institucionit, ku merrnin pjesë drejtuesit e televizionit, politikanë dhe gazetarë të ndryshëm.

Identiteti i ri vizual

Radio Televizioni Shqiptar do të ketë një imazh të ri, i cili ndryshon jo pak nga logo e vjetër, por jo vetëm. I publikuar sonte identiteti i ri vizual i RTSH duket është një gjuhe të re komunikimi me publikun. Në vend të mënyrës së deritanishme të paraqitjes së kanalit, identiteti i ri duket se ndërtohet mbi një formulë shumë më minimale: fjala RTSH e ndjekur nga një element rrethor, brenda të cilit vendoset numri 1. Imazhi I ri është shumë më tërheqës nga ana estetike, ai u parapri nga nzjë fushatë e pazakontë promovimi në ekran dhe rrjetete sociale. “Diçka po lind”, “E kuqja ka histori”, “Historia jeton” dhe “Horizonti po ndryshon” ishin disa prej mesazheve që paralajmëruan transformimin, cili në rrjetet sociale u prit pozitivisht.

Serialet

Por identiteti i ri vizual nuk ishte surpriza e veteme e sezonit të ri të RTSH. RTSH do të transmetojë këtë vit një paketë ambicioze me seriale ndërkombëtare të viteve të fundit. Pesë produksione, që shkojnë nga romanca moderne turke te superprodhimet historike europiane dhe historia e një prej familjeve mbretërore më të njohura të kontinentit.
Pas emrave që do të vijnë në ekranin e RTSH fshihen disa projekte që kanë pasur tashmë një rrugëtim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Dy prej emrave të vendosur në qendër të paketës së seraleve së RTSH-së, Hande Erçel dhe Barış Arduç, janë protagonistët e “Aşkı Hatırla” (“Remember Love”), produksion i O3 Medya i realizuar për Disney+. Me këtë serial RTSH po merr një titull të konceptuar fillimisht për tregun e streaming-ut, me dy aktorë që kanë një publik të konsiderueshëm edhe jashtë Turqisë.

Ndërkohë dje në aktivitetin e organizuar në oborrin e brendshëm të RTSH u lajëmrua se një nga titujt me potencialin më të madh për të tërhequr vëmendjen e publikut është padyshim “El Turco”, me Can Yaman. Edhe ky një serial që këtë vit do atë mund të ndoqet në ekranin e transmetuesit publik.

Seriali kombinon histori, aksion, aventurë dhe romancë dhe ka nisur tashmë të udhëtojë në tregje të ndryshme ndërkombëtare; vetëm këtë verë Telemundo e transmetoi në SHBA për publikun hispanik. Pra, për RTSH-në nuk bëhet fjalë për një tjetër serial tradicional turk me dhjetëra apo qindra episode, por për një projekt të ndërtuar si miniserial ndërkombëtar.

Nëse “El Turco” sjell aventurën, “Hunyadi – Rise of the Raven” është titulli që e çon paketën e RTSH-së në territorin e epikës historike. Produksioni është realizuar në partneritet me Beta Film dhe National Film Institute of Hungary, ndërsa mes regjisorëve është edhe Robert Dornhelm, i nominuar më parë për Oscar. Për publikun shqiptar, seriali mund të ketë një interes shtesë për shkak të periudhës historike që trajton: është pikërisht shekulli XV dhe përplasja europiano-osmane, pra konteksti historik në të cilin zhvillohet edhe epoka e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Një strategji ndryshe për RTSH

Duke parë më nga afër pesë titujt e serialeve , bëhet më e qartë edhe strategjia e sezonit. RTSH nuk po mbështetet vetëm te formula klasike e serialeve të gjata turke.Në të njëjtën paketë kemi Disney+, produksione europiane premium, një serial të prezantuar në CANNESERIES, dramë historike me kast ndërkombëtar dhe një miniserial me Can Yaman të shpërndarë në tregje të ndryshme botërore. Duket se RTSH kërkon të krijojë një fashë serialesh më pranë logjikës së platformave streaming: histori më kompakte, produksion vizual më i lartë dhe tituj që kanë potencial të funksionojnë përtej tregut ku janë prodhuar.

Emisionet me personazhe të reja

Në takimin e djeshëm në nisje të sezonit të ri në RTSH u panë dhe drejtuesit e rinj të emisioneve që do të jenë të pranishëm në këtë ekran si dhe autorët e programeve. Dita në RTSh nis me “Mirëmëngjes Shqipëri” –aktualitet një programi i përditshëm i mëngjesit , që transmetohet nga e hëna në të premte, një emission ky i cili drejtohet nga Sonila Agostini dhe Mario Merhori

Më pas nga ora 08:30 deri në 09:55, ‘Mirëmngjes Shqipëri’ që vijon, do të drejtohet nga Brunilda Lahe dhe Krit Mërtiro. Programi kombinon aktualitetin, informacionin, problematikat sociale, personazhet, kulturën, krijimtarinë dhe argëtimin.
Më pas nga ora 11 00 deri në 12 30 është “Eja te ne” një program i përditshëm 90-minutësh , që bashkon lifestyle-in, mirëqenien dhe trendet e jetës moderne në një format të ngrohtë, dinamik dhe praktik. Emisioni do të drejtohet nga gazetarja Julka Gramo.

Në vijim Alba Çobaj sjell “Çasti i duhur” një program i konceptuar për personazhe të njohur e të panjohur, të cilët vijnë të rrëfejnë histori jete plot sfida, guxim për t’i tejkaluar, dhe fillime të reja që frymëzojnë. I pasuruar me muzikë live, ky emision i mesditës në transmetim të drejtpërdrejtë, ndërthur në mënyrë perfekte jetën e secilit prej nesh, aktualitetin me argëtimin. Njerëz, histori, intervista dhe emocione, të gjitha vijnë në çastin dhe ekranin e duhur!

Pasditja vjen me ‘Në kohë Reale’ me aktualiutet dhe raportime nga vendngjarjet, këtë sezon programi drejtohet nga Anjola Hamzaj. STUDIO 4 është një program televiziv argëtues i fundjavës, që do transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në RTSH, (1.30 min) që ndërthur bisedën, muzikën live, humorin, nostalgjinë dhe historitë personale të të ftuarve në një atmosferë të ngrohtë, spontane dhe festive. Programi drejtohet nga Gjergj Kaçinari, kompozitor dhe këngëtar, dhe Kristi Mertiri, sportist dhe DJ.

rtsh

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Shtator 2026, 17:50 E. D

Plagosje me armë zjarri në Durrës

foto ilustruese DURRË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Konk...

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak