• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Ish-presidenti Meidani reagon për vendimin e Hagës: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli proteston?

20:10 : 16/09/2026
në Lajmet e Dites, RAJONI

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan në total me 81 vite burg.

Në reagimin e tij, Meidani ka shprehur rezerva të forta ndaj mënyrës se si është zhvilluar procesi gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje përfaqësimin e Kosovës në këtë proces.

Sipas tij, fakti që trupi gjykues nuk përbëhet nga gjyqtarë nga Kosova dhe se procesi nuk është zhvilluar në territorin e saj ngre pikëpyetje për mënyrën se si përfaqësohet vullneti i popullit të Kosovës.

“Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë”, është shprehur Meidani.

Duke iu referuar periudhës së luftës në Kosovë, ish-Presidenti ka theksuar se Shqipëria, gjatë viteve të presidencës së tij, kishte hapur kufijtë për shqiptarët e Kosovës të dëbuar nga forcat e regjimit të Slobodan Millosheviçit.

Lexo edhe:

Turpi ka emër: Gjykata e Hagës dhe të marrët politikanë

Përplasjet në Hagë/ Policia holandeze: 2 protestues në pranga, 1 polic i lënduar

Meidani ka argumentuar gjithashtu se, sipas tij, konteksti historik i luftës nuk duhet të lihet jashtë vlerësimit të zhvillimeve gjyqësore. Ai e përshkruan Kosovën si viktimë të dhunës së shtetit serb dhe thekson se përgjegjësia individuale, nëse provohet, nuk duhet të përdoret për të relativizuar këtë kontekst.

Në reagimin e tij, Meidani ka mbrojtur gjithashtu figurën e katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se i ka njohur personalisht dhe se nuk i konsideron persona të aftë për veprimtari kriminale.

“Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare”, shkruan ai.

Meidani ka deklaruar se procesi duhet të vijojë përmes të gjitha shkallëve ligjore dhe ka bërë thirrje që vendimet të kundërshtohen përmes mjeteve që parashikon ligji.

Në fund të reagimit, ai i është drejtuar edhe institucioneve të Kosovës, duke argumentuar se Kuvendi duhet të mbajë qëndrim lidhur me mënyrën se si Gjykata Speciale flet në emër të popullit të Kosovës.

“Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion”, përfundon Meidani.

Etiketa: Hashim ThaçiIsh-Presidenti i ShqipërisëJakup Krasniqikadri veseliRexhep Meidani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turpi ka emër: Gjykata e Hagës dhe të marrët politikanë

18:19 : 16/09/2026
BOTA

Përplasjet në Hagë/ Policia holandeze: 2 protestues në pranga, 1 polic i lënduar

18:03 : 16/09/2026
BOTA

Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale të Hagës

17:50 : 16/09/2026
AKTUALITET

Avokati i Kadri Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, do të vazhdojmë betejën për pafajësinë

13:47 : 16/09/2026
AKTUALITET

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:06 : 16/09/2026
AKTUALITET

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon politika/ Rama: Marre! Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

13:01 : 16/09/2026

TË GJITHA

Ish-presidenti Meidani reagon për vendimin e Hagës: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli proteston?

20:10 : 16/09/2026

“Mburresh si ‘trajner’ i madh, por shokët i ke në qeli”, protestuesit mesazhe të forta për Ramën

19:58 : 16/09/2026

Kuvendi i PD-së në Krujë/ Berisha: Protesta e ka zvarritur Ramën për së gjalli

19:50 : 16/09/2026

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

19:41 : 16/09/2026

109-të ditë revoltë/ Protestuesit drejt Kryeministrisë, paralajmërojnë mosbindje civile

19:34 : 16/09/2026

Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve

19:30 : 16/09/2026

5 orë në SPAK/ Del nga Prokuroria e Posaçme arkitekti tjetër i vilës së Ballukut

19:24 : 16/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com