Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga temat kryesore të protestës së 109-të të zhvilluar sot para Kryeministrisë në Tiranë.
Nga podiumi i protestës, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, një prej qytetarëve reagoi me tone të forta ndaj vendimit, duke deklaruar se ai nuk mund të ndryshojë historinë e luftës së Kosovës.
Duke mbajtur në duar flamurin e UÇK-së, protestuesi e cilësoi ditën si një moment zie për shqiptarët që kanë përjetuar luftën.
“Mirëmbrëma të gjithëve, shikojeni këtë flamur, ky është flamur i një lufte për liri. Flamur i cili u la me mijëra të vrarë. Për atë flamur mbi 20 mijë shqiptarë u vranë. Mijëra gra u dhunuan, sot është ditë zie për të gjithë ata që kanë përjetuar luftën”, u shpreh ai.
Protestuesi hodhi më tej akuza ndaj Evropës, duke e krahasuar vendimin e sotëm me zhvillime historike të vitit 1913.
“Sot kombi shqiptar u pre në besë nga Europa. Kjo na kujton 1913, kur Kosova iu dha Serbisë. Plagët u hapën përsëri, ky vendim është thikë pas shpine”, deklaroi ai.
Sipas tij, aktgjykimi nuk ndryshon atë që përfaqëson lufta e UÇK-së dhe historinë e Kosovës.
“Ky vendim vret për së dyti ata që dhanë jetën për vendin tonë. UÇK bëri luftë të drejtë. Kosova është e lirë, pasi ka burra. Ky vendim nuk e ndryshon të vërtetën. Historia e Kosovës nuk është shkruar në Hagë, por me gjak në tokën e Kosovës”, tha protestuesi.
Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe politikës së tij ndaj Serbisë.
“Ku po shkojmë kur Rama promovon marrëdhënien me Serbinë. Nuk ke të drejtë të thuash ‘marre’, pasi je në anën e tradhtarëve”, deklaroi qytetari.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Shtator20:28
“36 vite vjedhje e tradhti kombëtare!”/ Aktivistja:Nesër në dyert e Kuvendit!
Përballë godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj elitës politike në...
POLITIKE
16 Shtator20:21
“Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi në kapitujt më të ndritur të historisë”, Meidani: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?
Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite b...
POLITIKE
16 Shtator20:07
Protestuesi: Ramës s’i mjaftoi shkatërrimi dhe shitja e Shqipërisë, por donte të shkatërronte edhe Dardaninë
Aktivisti Arben Kola ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 109-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimet e qever...
POLITIKE
16 Shtator19:58
Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme
Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë ...
POLITIKE
16 Shtator19:44
Berisha: Protesta e ka zvarritur Ramën për së gjalli çdo natë në bulevard! Ne do e mbështesim atë me të gjithë potencialin tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
POLITIKE
16 Shtator19:28
Berisha: Ripërtëritja e PD-së është jetike. Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen
Lideri i demokratëve Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shpr...
POLITIKE
16 Shtator19:18
Dita e 109-të e protestës, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeminitrisë, kërkojnë largimin e Edi Ramës
Ka nisur marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 109 që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe...
POLITIKE
16 Shtator19:08
Berisha: Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes! Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...