Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e Ronald Koemanit. Bashkëshortja e trajnerit të njohur holandez, Bartina Koeman, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Koemani këtë të mërkurë. Bartina ishte diagnostikuar me sëmundjen më shumë se një dekadë më parë dhe kishte arritur ta mposhtte, por kanceri u rikthye në vitin 2024.
Në një mesazh prekës, ish-trajneri i Barcelonës dhe i kombëtares së Holandës i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes së tij.
“Me trishtim të thellë, por edhe me shumë krenari dhe dashuri, i themi lamtumirën bashkëshortes sime të bukur, nënës dhe gjyshes sonë të dashur”, ka shkruar Koeman.
Bartina Koeman, e lindur më 30 janar 1961, ndërroi jetë më 15 shtator 2026.
Pas lajmit, mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta. Barcelona, një nga klubet më të rëndësishme në karrierën e Ronald Koemanit, shprehu mbështetjen për trajnerin dhe familjen e tij.
“FC Barcelona dhe tifozët e saj i përcjellin ngushëllimet dhe gjithë dashurinë Ronald Koemanit dhe familjes së tij për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Bartina Koeman. U prehtë në paqe”, shkroi klubi katalanas.
Edhe Federata Holandeze e Futbollit reagoi pas lajmit, duke i uruar Koemanit, fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.
Ronald dhe Bartina Koeman ishin prindër të tre fëmijëve: djemve Tim dhe Ronald Jr., si dhe vajzës Debbie.
© SYRI.net
Atletico Madrid, marrëveshje të fshehtë me Julian Alvarezin për largimin e tij
Ancelotti ndryshon listën e Brazilit, Martinelli merr ftesën e parë
Amorim surprizon me formacionin, Modric, Rabiot e Pulishic në stol ndaj BenfikësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: