Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meidani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?

    Franca pas vendimit të Hagës: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës është e palëkundur

    Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK kërkon nisjen e procedurave për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Meidani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?
    Kryesore

    Meidani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?

    September 16, 2026

    Ish-presidenti i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan në total me 81 vite burgim.

    Meidani e ka vënë theksin te roli dhe përbërja e Gjykatës Speciale, duke ngritur pyetjen se në emër të kujt jepet një vendim i tillë, kur, sipas tij, populli i Kosovës nuk ka përfaqësim në trupin gjykues dhe po proteston kundër vendimit.

    “Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas, kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë”, shprehet Meidani.

    Duke kujtuar periudhën e luftës në Kosovë, ai tha se e kishte përjetuar nga afër represionin e regjimit të Slobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    “Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mundon më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo në sheshet e Kosovës?”, shkruan ish-presidenti.

    Meidani thekson se aktgjykimi është i shkallës së parë dhe se procesi gjyqësor vijon, ndërsa kërkon që drejtësia, sipas tij, të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

    “Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë”, shprehet ai.

    Më tej, ish-presidenti shqiptar e cilëson të padiskutueshëm kontekstin historik të luftës në Kosovë, duke argumentuar se Kosova dhe populli i saj ishin viktima të dhunës së shtetit serb.

    “Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj”, shkruan Meidani.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se, pavarësisht vendimit gjyqësor, katër ish-krerët e UÇK-së do të mbeten, sipas tij, pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare shqiptare.

    “Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar”, shprehet ai.

    Meidani thotë se gjatë periudhës së luftës i ka njohur Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin si drejtues të UÇK-së, ndërsa kundërshton përshkrimin e tyre si persona të aftë për veprimtari kriminale.

    “Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtarë e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot”, shkruan ish-presidenti.

    Në pjesën e fundit të reagimit të tij, Meidani kërkon që dënimet të kundërshtohen përmes mjeteve ligjore të ankimit dhe shprehet se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë një qëndrim institucional për të ardhmen e Gjykatës Speciale.

    “Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin”, përfundon Meidani.

    Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet në instancat përkatëse.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meidani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?

    September 16, 2026

    Franca pas vendimit të Hagës: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës është e palëkundur

    September 16, 2026

    Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK kërkon nisjen e procedurave për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    September 16, 2026

    Marta Kos pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Hagës duhet të respektohen

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.