Qeveria miraton vendimet, 17 ushtarakë dhe një helikopter shqiptar në KFOR

16 Shtator 2026 | 20:45

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku miratoi disa vendime dhe projektligjin për krijimin dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.

Një nga vendimet lidhet me angazhimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin KFOR në Kosovë, me një kontingjent prej 17 ushtarakësh dhe një helikopter.

Qeveria miratoi gjithashtu një shtesë në vendimin e vitit 2020 që përcakton dokumentacionin dhe rregullat e hollësishme për evidentimin e ndërtimeve pa leje.

Në mbledhje u miratua edhe dhënia e mendimit të Kuvendit për një projektligj joqeveritar që parashikon ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Një tjetër vendim lidhet me ndryshime në rregulloren për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe emërimi i Mario Keputës në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Projektligji përcakton rregullat për krijimin, administrimin, depozitimin dhe përdorimin e rezervave të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.

Sipas objektit të projektligjit, masat synojnë të garantojnë një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë në Republikën e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në kërkim për zhdukjen e shisheve të verës nga vila e Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, për të cilin Gjykata e Tiranës kishte caktuar...
19:39 | 16/09/2026

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së mërkurës në lagjen nr. 1 të Durrësit, në zonën e Vollgës. Pas të shtënave, i...
18:00 | 16/09/2026

Gjykata e Lartë kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve: Nuk është reflektuar vendimi i Kushtetueses

Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të mos miratojë projektligjin për pagat e magjistratëve në seancën plenare të 17 shtatorit, duke kundërshtuar mënyrën se si...
15:22 | 16/09/2026