Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Salianji reagon për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Asnjë gjykim nuk e fshin historinë

Shkruar nga Newsbomb
Salianji reagon për dënimin e ish-krerëve të
Politikani i djathtë Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Salianji u shpreh se vendimi prek rëndë kujtesën historike dhe sakrificën e luftës çlirimtare, duke theksuar se asnjë proces gjyqësor nuk mund të zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri.

Sipas tij, shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

"Vendimi i sotëm nuk sjell vetëm dhimbje, por prek kujtesën, betejën për liri, sakrificat dhe dinjitetin e një kombi. Pas emrave të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit qëndrojnë vite përballjeje, humbjesh e sakrifice, në emër të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Mund të shkruhen faqe të tëra në dosje dhe të shpallen vendime. Por asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë, të zhbëjë sakrificën apo të zbehë të drejtën e Kosovës për liri. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët janë bashkë. Nga Kosova në Shqipëri, nga Presheva në Tetovë e në çdo cep ku rreh zemër shqiptare, zëri është një: lufta çlirimtare ishte e drejtë! Shqiptarët, me dinjitet dhe kokën lart", shkruan Salianji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese