Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Çdo shqiptar mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”, Vuçiç tërbohet me Gjeloshajn: Po pështyjnë mbi aktgjykimin dhe po mohojnë sundimin e ligjit

    Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike

    Gjeloshaj pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjeloshaj pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së
    Kosovë

    Gjeloshaj pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së

    September 16, 2026

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe Kreu i Forumit Shqiptar në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si “jashtëzakonisht të padrejtë”.

    Gjeloshaj shprehet se vendimi mund të jetë një “ditë zie për shqiptarët”, por thekson se qëndrimi i të akuzuarve dhe mundësia e apelimit duhet të shërbejnë si forcë për përballimin e kësaj situate.

    “Kjo mund të jetë ditë zie për shqiptarët, por qëndrimi dinjitoz i të akuzuarve i jep forcë popullit shqiptar që ta përballojë këtë dhimbje, me besimin se ky aktgjykim i tmerrshëm do të rrëzohet në instancat më të larta”, shkruan ai.

    Duke iu referuar procesit gjyqësor, Gjeloshaj nënvizon se vendimi nuk është përfundimtar dhe shpreh bindjen e tij se në përfundim të të gjitha procedurave do të dëshmohet pafajësia e të akuzuarve.

    “Ky është vendim i shkallës së parë dhe procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Besojmë se, deri në përfundimin e plotë të procesit, do të dëshmohet pafajësia e të gjithëve”, shprehet kreu i Forumit Shqiptar.

    Gjeloshaj mbron gjithashtu karakterin e luftës së UÇK-së, të cilën e përshkruan si “vetëmbrojtëse, çlirimtare dhe të drejtë”, duke theksuar se ajo, sipas tij, ishte një luftë për mbijetesën, lirinë dhe shtetin e Kosovës.

    “Lufta e UÇK-së ishte vetëmbrojtëse, çlirimtare dhe e drejtë. Ishte luftë për mbijetesën, lirinë dhe shtetin e Kosovës, e përkrahur nga aleatët tanë perëndimorë. Agresori nuk mund dhe nuk duhet të barazohet me atë që është detyruar të mbrohet”, shkruan ai.

    Në reagimin e tij, Gjeloshaj thekson gjithashtu se ish-krerët e UÇK-së i janë përgjigjur institucioneve ndërkombëtare dhe nuk janë larguar apo fshehur gjatë procesit.

    “Shqiptarët dhe vetë të akuzuarit i kanë respektuar institucionet ndërkombëtare. Ata as nuk kanë ikur, as nuk janë fshehur, por janë paraqitur para drejtësisë dhe do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore deri në fund”, shprehet ai.

    Kreu i Forumit Shqiptar përmend në reagimin e tij edhe figurën e komandantit Adem Jashari, duke e lidhur UÇK-në dhe mbështetjen amerikane me rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

    “Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së dhe komandantin legjendar Adem Jashari. Çdo shqiptar beson në pafajësinë e tyre! Liria dhe pavarësia kanë një vulë: UÇK-ja dhe Amerika!”, shkruan Gjeloshaj.

    Në fund të reagimit, ai i është përgjigjur edhe debateve të krijuara rreth një deklarate të mëparshme të tij, duke pretenduar se fjalët e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit.

    “Nuk ia vlen të komentohet nxjerrja e një deklarate sime nga konteksti dhe manipulimi me të. Biseda ishte për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare nga shqiptarët, për dallim nga qëndrimi i palës tjetër”, sqaron ai.

    Gjeloshaj thotë se nuk ka besuar se gjykatat ndërkombëtare mund të bëjnë padrejtësi, por sjell si shembull rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe më pas u lirua në apel.

    “Edhe Ante Gotovina përjetoi padrejtësi në shkallën e parë, por në shkallën e dytë fitoi drejtësia. Besojmë deri në fund; beteja për drejtësi vazhdon!”, përfundon Nik Gjeloshaj.

    POSTIMI I PLOTË

    “Lajm shumë i keq dhe një vendim jashtëzakonisht i padrejtë!

    Sot mund të jetë ditë zie për shqiptarët, por qëndrimi dinjitoz i të akuzuarve i jep forcë popullit shqiptar që ta përballojë këtë dhimbje, me besimin se ky aktgjykim i tmerrshëm do të rrëzohet në instancat më të larta.

    Nuk kam besuar kurrë se një vendim gjyqësor mund të ishte i tillë dhe kaq i padrejtë. Ky është vendim i shkallës së parë dhe procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Besojmë se, deri në përfundimin e plotë të procesit, do të dëshmohet pafajësia e të gjithëve.

    Lufta e UÇK-së ishte vetëmbrojtëse, çlirimtare dhe e drejtë. Ishte luftë për mbijetesën, lirinë dhe shtetin e Kosovës, e përkrahur nga aleatët tanë perëndimorë. Agresori nuk mund dhe nuk duhet të barazohet me atë që është detyruar të mbrohet.

    Shqiptarët dhe vetë të akuzuarit i kanë respektuar institucionet ndërkombëtare. Ata as nuk kanë ikur, as nuk janë fshehur, por janë paraqitur para drejtësisë dhe do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore deri në fund.

    Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së dhe komandantin legjendar Adem Jashari. Çdo shqiptar beson në pafajësinë e tyre!

    Liria dhe pavarësia kanë një vulë: UÇK-ja dhe Amerika!

    P.S.

    Nuk ia vlen të komentohet nxjerrja e një deklarate sime nga konteksti dhe manipulimi me të. Biseda ishte për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare nga shqiptarët, për dallim nga qëndrimi i palës tjetër.

    Kurrë nuk kam besuar se gjykatat ndërkombëtare mund të bëjnë padrejtësi. Edhe Ante Gotovina përjetoi padrejtësi në shkallën e parë, por në shkallën e dytë fitoi drejtësia.

    Besojmë deri në fund; beteja për drejtësi vazhdon!”

    Mali i Zi nik gjeloshaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Çdo shqiptar mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”, Vuçiç tërbohet me Gjeloshajn: Po pështyjnë mbi aktgjykimin dhe po mohojnë sundimin e ligjit

    September 16, 2026

    Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike

    September 16, 2026

    Gjeloshaj pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Çdo shqiptar e ka në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së

    September 16, 2026

    Meidani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.