Gjermania bën thirrje që të respektohet vendimi i Speciales

16 Shtator 2026 | 21:17

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, bëri thirrje të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, teksa shtoi se Kosova ka bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.

“Duke themeluar Dhomat e Specializuara dhe duke bashkëpunuar me Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi, Kosova ka dëshmuar se ka kryer përgjegjësitë e saj, përfshirë ballafaqimin me krimet e luftës, si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ambasadori Rudolph.

Sipas ambasadorit gjerman, vendimi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, “në asnjë mënyrë nuk i shfajëson aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut të kryera ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90, të cilat tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe që nxitën ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

HRW për vendimin e Speciales: Moment i rëndësishëm për viktimat që pritën për drejtësi

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e vlerësoi dënimin e katërshes së UÇK-së, si “moment të rëndësishëm për viktimat që kanë pritur...
21:10 | 16/09/2026

Ministri Hoti flet për Euronews nga Haga: Drejtësia ndërkombëtare shpërbleu agresorin dhe dënoi viktimat

Gazetarja Esmeralda Mulaj bëri një lidhje live nga Haga për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku zhvilloi një intervistë ekskluzive me Andin Hotin, ministrin për...
21:02 | 16/09/2026

“Do të përfundosh vetë në Hagë”, 12 vite më pas rikthehet paralajmërimi i Kurtit ndaj Thaçit (VIDEO)

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila këtë të mërkurë dënoi me gjithsej 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, është rikthyer në vëmendje...
20:28 | 16/09/2026