Rezerva Federale rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit siç ...

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim se vendimi i Hagës mund të ndikojë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në besimin e investitorëve.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësim për ndikimin që ky zhvillim mund të ketë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe në klimën investuese.
AKB ka theksuar se respekton pavarësinë e drejtësisë dhe të drejtën e palëve për t’i përdorur të gjitha mjetet juridike, përfshirë procedurat e apelit.
“Vendimi i sotëm është vendim i shkallës së parë dhe procesi juridik vazhdon në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Megjithatë, organizata që përfaqëson sektorin privat thotë se është e shqetësuar për pasojat ekonomike dhe perceptimin ndërkombëtar që zhvillime të tilla mund të krijojnë për Republikën e Kosovës.
“Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për investime të huaja, kapital, teknologji, vende të reja pune, eksporte dhe integrim në tregun evropian”.
Sipas AKB-së, investitorët nuk shikojnë vetëm tregun dhe kostot, por vlerësojnë edhe stabilitetin politik, sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe perceptimin ndërkombëtar të një vendi.
AKB ka paralajmëruar se çdo zhvillim që mund të krijojë perceptim të pasigurisë politike apo juridike duhet të trajtohet me përgjegjësi nga institucionet e Kosovës.
“AKB është e shqetësuar që Kosova të mos perceptohet ndërkombëtarisht vetëm përmes një kapitulli të dhimbshëm të së kaluarës, por të vlerësohet edhe për potencialin ekonomik, rininë, diasporën, ndërmarrësinë dhe mundësitë për investime”, thuhet më tej.
Në reagim, AKB u ka kërkuar institucioneve të Republikës së Kosovës që të forcojnë stabilitetin institucional dhe politik, të rrisin besimin e investitorëve vendorë dhe të huaj, të zhvillojnë diplomaci më aktive ekonomike dhe të komunikojnë qartë me partnerët ndërkombëtarë për potencialin ekonomik të vendit.
Po ashtu, AKB kërkon garantimin e sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, si dhe që zhvillimet politike e juridike të mos dëmtojnë ekonominë dhe bizneset e Kosovës.
“Kosova nuk guxon të shihet si një vend pa perspektivë. Kosova është një vend me ekonomi të re, me mijëra ndërmarrje, me një gjeneratë të re të ndërmarrësve, me diasporë të fuqishme dhe me potencial të madh për investime”.
AKB ka bërë gjithashtu thirrje për unitet ekonomik dhe institucional, duke theksuar se përplasjet politike nuk duhet të thellohen në dëm të ekonomisë.
“Bizneset nuk kanë kufij partiakë. Investimet nuk kanë ngjyrë politike. Punësimi nuk ka parti. E ardhmja ekonomike e Kosovës është interes i përbashkët kombëtar”, thuhet në reagim.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova ka nevojë njëkohësisht për drejtësi, institucione funksionale dhe zhvillim ekonomik.
“Kosova ka nevojë për drejtësi, por Kosova ka nevojë edhe për ekonomi. Kosova ka nevojë për institucione, por edhe për investime. Kosova ka nevojë për kujtesë historike, por mbi të gjitha duhet të ndërtojë të ardhmen”.
Sot në Hagë u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar me këtë vendim, pasi palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në procedurat e apelit./Monitor.al
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit siç ...
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive k...
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëv...
Qëndrimi i kancelarit në pushtet duket gjithnjë e më i dob...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
Ish-deputeti dhe publicisti, Veton Surroi ka bërë një reag...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka akuzuar Rusinë...
Komisionerja për Zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, M...
Ministri britanik për Evropën, Lord Wood ka reaguar në lid...
Në Prishtinë po zhvillohet prej disa orësh protestë, pas v...
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosov...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë një deklaratë në...
DASH ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-kr...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyr...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F.,...
Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim se vendimi i...
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit siç ...
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive k...
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëv...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...