“Liria ka emër”/ Dua Lipa reagon ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së!
Lajmifundit
/
16 Shtator 2026, 21:26
Kosovë&Rajon

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dua Lipa ka postuar një foto në “Instagram” me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Reagimi vjen në ditën kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.



