• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Kamioni kalon mbi të moshuarin dhe vijon rrugën, zbardhet dinamika e aksidentit në Kamëz

21:38 : 16/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Në këtë dokumentar, Inside Story ka analizuar statistika, dosje hetimore, ekspertiza aksidentesh dhe vendime gjyqësore me pasoja fatale, duke zbuluar faktorët që vazhdojnë të prodhojnë viktima dhe nëse rrugët shqiptare po bëhen më të sigurta apo më vdekjeprurëse.

Në shumicën e rasteve, hetimet fokusohen te drejtuesi i mjetit. Por ekspertët e ligjit thonë se një hetim i tillë është i cunguar. Në shumë raste, aksidenti nuk lidhet vetëm me gabimin njerëzor. Mungesa e sinjalistikës, amortizimi i rrugës, ndriçimi i dobët apo infrastruktura problematike mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në pasojat tragjike. Megjithatë, këta elementë shpesh mbeten jashtë fokusit të hetimit.

“Një hetim nuk mund të fokusohet vetëm te mjeti që ka kryer aksidentin. Por duhet të fokusohet te të gjithë përdoruesit e rrugës. Dhe përdorues të rrugës janë këmbësorët, janë përdoruesit e mjeteve, janë drejtuesit e çdo motomjeti, dhe të gjithë këta elementë duket se anashkalohen dhe i bien shumë shkurt hetimeve të aksidenteve”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Por a mjafton gjithmonë të identifikohet shoferi për të kuptuar të vërtetën e një aksidenti?

Një video e siguruar nga Inside Story, e një aksidenti në Kamëz, tregon se përgjigjja nuk është aq e thjeshtë.

Pamjet dokumentojnë momentet e fundit të jetës së një të moshuari dhe një dinamikë që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si analizohen aksidentet rrugore.

Lexo edhe:

Të shtënat me armë në Durrës, kush është avokati i plagosur /EMRI

Të shtënat në Durrës, policia: 52-vjeçari plagoset në dorë, autori në kërkim

Në pamje, trafiku vijon normalisht dhe asgjë nuk të bën të mendosh se brenda pak sekondash një person do të humbasë jetën.

I moshuari ndodhet në karrexhatë. Më pas ndodh momenti fatal.

Kamioni i dytë niset nga vendi ku ishte parkuar. Në dukje, drejtuesi vazhdon normalisht itinerarin. Nuk dallohet asnjë manovër shmangëse, asnjë frenim i fortë dhe asnjë reagim që të tregojë se ka konstatuar praninë e një trupi në rrugë që ndoshta mund të ishte ende gjallë.

Kamioni kalon mbi të moshuarin. Ajo që trondit më shumë nuk është vetëm përplasja. Është fakti se mjeti vazhdon rrugën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Inside Story, drejtuesi i mjetit ka vazhduar punën normalisht deri në pikën e grumbullimit të skrapit ku ishte i punësuar.

Vetëm pas afro një ore, policia ka arritur ta lokalizojë.

Efektivët janë paraqitur në vendin e punës dhe e kanë ndaluar, duke e informuar se automjeti që ai drejtonte ishte përfshirë në një aksident fatal.

Automjetet e tonazhit të rëndë kanë kënde të vdekura shikimi, të njohura si “blind spots”, zona ku drejtuesi mund të mos ketë pamje të plotë të rrugës përpara apo anash mjetit.

Por, pikërisht për këtë arsye, ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se drejtuesit e këtyre mjeteve mbajnë një përgjegjësi edhe më të madhe gjatë qarkullimit në zona urbane ku lëvizin këmbësorë.

Pyetjet që ngrihen natyrshëm janë nëse viktima ndodhej në një pikë të verbër të kamionit apo shoferi ishte i pavëmendshëm? Dhe, akoma më tej, a mund të ishte shmangur tragjedia?

Këto janë pyetjet që një hetim i plotë duhet t’u japë përgjigje.

“Unë i mëshoj shumë faktit të procesverbalit të vendit të ngjarjes, aty ku nis gjithçka, mbledhja e të gjitha provave dhe padiskutim kamerave. Sepse ato, edhe sikur një ekspert apo grup ekspertësh të jenë të paaftë apo duan të ndryshojnë një fakt të caktuar, këto elementë e bëjnë çdo palë të interesuar, edhe atë që akuzohet padrejtësisht si fajtor në aksident, që të ketë mundësi ta kundërshtojë, që të ketë mundësi të bëjë një akt alternativ dhe, në rastin e kamerave, pastaj mund ta vërtetojë edhe qartësisht se si ka ndodhur aksidenti”, u shpreh Gedeon Dudushi, ekspert i sigurisë rrugore.

Rasti i Kamzës, ne e zbuluam përmes kamerave, tregon se aksidentet nuk janë gjithmonë aq të thjeshta sa duken në procesverbalet e para. Shpesh, pas një përplasjeje fshihen rrethana, veprime dhe mosveprime që duhen analizuar sekondë pas sekonde.

“Në një hetim të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen ose me pasojë dëmtimin e disa shtetasve është akti i ekspertimit autoteknik dhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor. Këto janë dy elementët, të cilët duket se i kanë bërë “dembelë” prokurorët, për faktin e thjeshtë se shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nuk është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe e vetme vetëm e drejtuesit të mjetit dhe këmbësorit”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Ndikon shumë kultura rrugore, ndikon shumë kultura e qytetarëve për ndjekjen e rregullave të qarkullimit, qoftë edhe kur janë këmbësorë që kalojnë vend e pa vend. Nuk kalojnë në vijat e bardha, nuk kalojnë kur është semafori jeshil, por e trajtojnë veten e tyre si të lirshëm në momentin që janë pa automjet dhe si persona që nuk mund të gjobiten sepse nuk kanë praktika të shumta”, u shpreh avokati, Bledar Meminaj./TCH

Etiketa: ekspertizekamionpoliciavdekjeviktime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtënat me armë në Durrës, kush është avokati i plagosur /EMRI

19:13 : 16/09/2026
AKTUALITET

Të shtënat në Durrës, policia: 52-vjeçari plagoset në dorë, autori në kërkim

18:53 : 16/09/2026
BOTA

Përplasjet në Hagë/ Policia holandeze: 2 protestues në pranga, 1 polic i lënduar

18:03 : 16/09/2026
AKTUALITET

Shisnin kokainë në lokal, arrestohen tre persona në Elbasan

17:08 : 16/09/2026
AKTUALITET

Tiranë/ Zbulohet një lokal i përshtatur për shitje droge dhe lojëra fati, arrestohet pronari

14:32 : 16/09/2026
BOTA

Rrëzohet helikopteri i lajmeve në Los Angeles, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

09:26 : 16/09/2026

TË GJITHA

VIDEO/ Kamioni kalon mbi të moshuarin dhe vijon rrugën, zbardhet dinamika e aksidentit në Kamëz

21:38 : 16/09/2026

E filmuan duke u marrë mijëra euro, noterja dhunon burrin dhe gruan shtatzënë

21:32 : 16/09/2026

‘Liria Ka Emër’/ Dua Lipa reagon ndaj vendimit në Hagë

21:20 : 16/09/2026

Vritet në Ukrainë gjenerali i shpallur “Hero i Rusisë”

21:13 : 16/09/2026

Pas fjalimeve, rinis marshimi në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

21:03 : 16/09/2026

Turqia dënon sulmin me dron ndaj Mekës në Arabinë Saudite

20:51 : 16/09/2026

Prishtina nuk qetësohet pas vendimit të Hagës/ Qindra qytetarë mblidhen para Qeverisë

20:40 : 16/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com