Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, Bido: Një kartë e re në dorën e Serbisë kundër Kosovës

16 Shtator 2026 | 21:52

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 81 vite burg në total të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Bidos, vendimi i Gjykatës Speciale, përtej asaj që ai e cilësoi si “absurditet”, ka pasoja të drejtpërdrejta politike për shqiptarët dhe Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është një vendim që, përtej absurditetit të tij, është një vendim me pasoja të drejtpërdrejta politike sa i përket peshës specifike të faktorit shqiptar dhe të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh Bido.

Sipas tij, pavarësisht se gjykata është kujdesur të theksojë se nuk bëhet fjalë për UÇK-në si organizatë, personat e dënuar kanë qenë drejtues të saj.

“Pavarësisht se u kujdes gjykatësi të thoshte se nuk është UÇK-ja, grup i strukturuar kriminal, janë krerët e UÇK-së. Për të cilët flisnin, ishin drejtuesit e UÇK-së, që nuk janë grup i strukturuar kriminal, por grup i strukturuar çlirimtar”, tha Bido.

Bido foli edhe për ndikimin që, sipas tij, vendimi mund të ketë në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ai përmendi në këtë kontekst edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

“Fakti që Vuçiç po flet me tone të ulëta dhe gati si humbës i kësaj beteje tregon qartë se ka tashmë edhe një kartë tjetër në dorë për ta bërë më të vështirë rrugën e Kosovës drejt BE-së, OKB-së apo shmangies së çdo ndërhyrjeje tjetër serbe në Kosovë”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë pritet të ndodhë në Hagë? Ish-ambasadori: Jam i shqetësuar, janë shpenzuar 500 mln euro për…

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, ka komentuar zhvillimet në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. I ftuar...
22:34 | 15/09/2026

“Zjarret e lirisë” ndizen në Prishtinë, qytetarët presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Gazetari i Euronews në Kosovë, Xhemajl Rexha, raportoi për emisionin “Now me Erla Mëhillin” nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Prishtinës, 12 orë para vendimit...
22:30 | 15/09/2026

“U bë gjysh katër herë”, djali i Jakup Krasniqit flet nga Haga: Nesër presim pafajësi

Në një lidhje nga Haga për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja e Euronews, Esmeralda Mualaj, mori një intervistë me djalin e Jakup Krasniqit, Altin...
21:54 | 15/09/2026