MAGAZINË /

“Djem të rinj më kërkonin kopje të këngës “A vritet pafajësia” para nisjes në luftë, përlotet Leonora Jakupi: Disa vdiqën me foton time në dorë

Mes lotësh, artistja ka treguar detaje nga periudha e qëndrimit të saj në Tiranë, në kohën kur UÇK luftonte ndaj pushtuesit serb.

Shkruar nga Versus

“Djem të rinj më kërkonin kopje të këngës

Artistja e njohur kosovare, kënga e së cilës u bë hit në periudhën e luftës së Kosovës, “A vritet pafajësia”, mes lotësh ka treguar detaje nga periudha e qëndrimit të saj në Tiranë, në kohën kur UÇK luftonte ndaj pushtuesit serb.

Jakupi tregoi se një pjesë e mirë e djemve që niseshin në luftë, vinin e takonin dhe i kërkonin kopje të këngës dhe një foto të saj.

“Pas luftës kam marrë informacion që një pjesë e tyre kanë rënë për liri dhe iu janë gjetur kënga dhe fotografia ime”, tha artistja e prekur nga vendimi i sotëm në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

“Gëzohem se kam arritur të përcoj një mesazh tek gjeneratat e reja që ti bashkangjiten luftës dhe të vdesin për liri. Sepse të vdesësh për liri, është gjëja më e madhe që mund të bëjë njeriu, tha ajo./Versus.al

 

Poll