AKTUALITET /

EMRAT/ Hetimet për falsifikim pronash në bregdetin e Semanit, arrestohet biznesmeni dhe ish-kreu i Kadastrës Fier

Sipas burimeve, Hasko dhe Shehu ishin nën hetim prej disa muajsh, ndërsa urdhër-arrestet ndaj tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Hetimet për falsifikim pronash në bregdetin e Semanit,

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për falsifikim dokumentesh pronësore në zonën e Semanit, Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu ish-kreu i Kadastrës Fier.

Sipas burimeve, Hasko dhe Shehu ishin nën hetim prej disa muajsh, ndërsa urdhër-arrestet ndaj tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

 Ertis Shehu ka mbajtur më herët detyrën e drejtuesit të Kadastrës (ASHK).

Hetimi lidhet me dokumentacionin e pronave në Seman, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të çështjes./Versus.al

 

Poll