Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarë nisin marshimin drejt bustit të Adem Jasharit, paralajmërojnë protestë nesër para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarë nisin marshimin drejt bustit të Adem Jasharit,
Foto nga protesta

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë në ditën 109 dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit vijojnë marshimin, ndërsa dëgjohen thirrjet: “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit janë nisur drejt Kuvendit, ku organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e marshimit. Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për tu mbledhur nesër në orën 10:00 para Kuvendit, në të njëjtën orë kur deputetët do të mblidhen për seancën plenare.

Ndryshe nga netët e tjera, protesta e sotme pritet të mbyllet te busti i Komandantit Adem Jasharit, të cilët e kanë cilësuar këtë ndalesë si të rëndësishme për shkak të simbolikës së saj në lidhje me UÇK-në.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese