Pas përfundimit të protestës, një grup qytetarësh është zhvendosur pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen personat e ndaluar gjatë tubimit.
Të pranishmit kanë qëndruar para ambienteve të godinës duke kërkuar lirimin e protestuesve. Nga turma janë dëgjuar vazhdimisht thirrje solidariteti për qytetarët e ndaluar.
“Nuk jeni vetëm!” dhe “Çuna, çuna, jemi këtu! Gjithë Shqipëria është me ju!”, kanë qenë disa prej sloganeve të përsëritura gjatë qëndrimit para Bllokut të Sigurisë.
Protestuesit kanë shprehur gjithashtu kërkesa politike, duke kërkuar ndalimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.
Qytetarët kanë qëndruar për disa minuta në zonën pranë Bllokut të Sigurisë, duke vijuar thirrjet në mbështetje të personave që u shoqëruan pas protestës.













