Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka diksutuar në “Now” mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 81 vite burg në total të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Bido e cilëson vendimin si absurd në aspektin juridik dhe thekson se pasojat kryesore janë politike. Ai thekson se drejtuesit e UÇK-së po trajtohen si grupe të strukturuara kriminale dhe jo si grupe çlirimtare.
“Shiko, ky është një vendim i cili përtej absurditetit të tij në gjykimin tim, është një vendim i cili ka pasoja të drejtpërdrejta politike sa i përket peshës specifike të faktorit shqiptar dhe të Kosovës në marrëdhëniet e veta ndërkombëtare. Dhe ne këtu duhet të jemi të sinqertë. Ne duhet të jemi të sinqertë që ky vendim, pavarësisht se u kujdes gjykatësi që të thoshte se nuk është UÇK-ja, në fakt organizata e grupit të strukturuar për të cilin flisnin ishin drejtuesit e UÇK-së. Dhe ata nuk janë grupi i strukturuar kriminal, por janë grupi i strukturuar çlirimtar”.
Më tej, Bido argumenton se Vuçiç po paraqitet publikisht si “i mërzitur” nga vendimi i Dhomave të Specializuara të Hagës. Sipas deputetit socialist, ky nuk është dështim për Serbinë, por një gëzim i të cilin nuk po e nxjerrin në pah .
“Mua më shqetësoi sot ai viktimizimi që bëri Aleksandër Vuçiç, i cili doli gati sa nuk qau për këtë vendim, se ishte një vendim që nuk dha drejtësi sipas tij, sepse ishte i pakënaqur me vendimin për krime luftë këtu. Ai ishte shumë i kënaqur me këtë vendim. Pra, tonet e ulëta të Aleksandër Vuçiçit nuk duhen perceptuar si të tilla, duhen perceptuar si një gëzim i madh i tij.
Nëse ai nuk do të kishte gëzimin e madh, mund të ishte duke u ulëritur edhe duke brohoritur për fitore në mënyrë që të fitonte kredo politike brenda Serbisë. Fakti që ai po flet me tone të ulëta dhe gati-gati si humbësi i kësaj beteje, tregon se Aleksandër Vuçiç është i qartë se ka tashmë edhe një kartë tjetër në dorë për ta bërë më të vështirë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, drejt ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe drejt shmangies së çdo ndërhyrjeje tjetër serbe në Kosovë”, tha Bido.
Qeveria miraton vendimet, 17 ushtarakë dhe një helikopter shqiptar në KFOR
Në kërkim për zhdukjen e shisheve të verës nga vila e Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi
Plagosje me armë zjarri në Durrës
- 22:09 Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar
- 22:04 ‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 21:52 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, Bido: Një kartë e re në dorën e Serbisë kundër Kosovës
- 21:23 Rutte: NATO përballet me sfidat më të mëdha të sigurisë
- 21:22 Amnesty International: Dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin
- 21:17 Gjermania bën thirrje që të respektohet vendimi i Speciales