Ish-drejtuesi i Kadastrës së Fierit shoqërohet në polici, emri i tij në çështjen që po hetohet nga prokuroria

Ish-drejtuesi i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariat. Bëhet me dije se shoqërimi i tij është bërë në kuadër të një çështjeje të Prokurorisë së Fierit.
Theksohet po ashtu se emri i Shehut është i përfshirë në çështjen që është nën hetim nga prokuroria.
Burime bëjnë me dije se rasti falsifikimit të dokumentave të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, vetëm 2 muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën. Rasti u konstatua nga një kontroll administrativ. Rasti në atë kohë është referuar në SPAK, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kallëzimin, nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur për të hetim apo jo. Paralelisht çështja është hetuar nga Prokuroria Fier, e cila pas muajsh verifikime ka konkluduar me urdhërarrestet mbrëmjen e sotme.




