“Beteja nuk ka mbaruar”, djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Do të vazhdojmë me kokën lart!

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku i ati u dënua me 25 vite burg, së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka falënderuar shqiptarët që udhëtuan drejt Hagës dhe ata që vijuan të protestojnë edhe pas shpalljes së vendimit.
Ai shprehet se do t’u bashkohet atyre sapo të kthehet në Kosovë.
“Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit”, shkruan ai.
Endrit Thaçi e ka cilësuar procesin ndaj babait të tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së si të padrejtë, duke theksuar se beteja sipas tij nuk ka përfunduar.
“Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj sekse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet e mature. Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë gdhendur në lëkurë ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim”, shkruan Thaçi.
/vizionplus.tv




