Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale

16 Shtator 2026 | 22:18

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se, sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama ka qenë një prej ndihmësve në krijimin e rrethanave që çuan në krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Lelës, Rama ka udhëtuar me helikopter drejt Prishtinës për të bindur liderët kosovarë që të votonin krijimin e Gjykatës Speciale.

“Një prej ndihmësve të krijimit të rrethanave të atij konteksti për dënimin e atyre burrave, është dhe shefi i mazhorancës, Edi Rama. Mos harrojmë që ishte fluturimi i i famshëm i Ramës me helikopter, në Prishtinë, për të bindur liderët kosovarë që ta kalonin atë Gjykatë Speciale që ka kaluar sot dhe të gjithë e qajnë me lot. Pra, të gjithë sot derdhin lot krokodili për gjykatën, hiq Albin Kurtin, që si Kasandër e parashikoi dhe ia tha Hashim Thaçit. Normalizimi që Rama i ka bërë Serbisë dhe Vuçiçit që prej 2013 e këtej është e thënë dhe nga gazetari gjerman, duke e paraqitur sikur Vuçiçi të ketë qenë kryeministri më i mirë i Serbisë. I ka thënë Evropës që me serbët mund të bësh biznes e politikë dhe se janë të mirë, ndërkohë që përqafohej dhe puthej me serbët, acarohej me politikanët dhe liderët shqiptarë në Kosovë”, tha Lela.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përmes të cilit babai...
22:09 | 16/09/2026

‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep...
22:04 | 16/09/2026

Amnesty International: Dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se dënimet për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë...
21:22 | 16/09/2026