Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërojnë marshim drejt Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Goditja ndodh në pak sekonda. Nuk ka kohë për reagim. Këmbësori përballet papritur me automjetin, ndërsa qytetarët që ndodhen pranë mbeten të shtangur nga ajo që sapo kanë parë.

TIRANË- Teksa dilemat dhe argumentet kundërthënëse përdoren nga palët në gjykatë për t’i ikur përgjegjësive penale, rrugët vazhdojnë të prodhojnë të njëjtin realitet: alkool, shpejtësi dhe pakujdesi që shpesh kthehen në tragjedi…
E njëjta skenë e rëndë është edhe kjo ngjarje e një viti më parë, ndodhur në kryeqytet.
Myslim Hyka ishte duke ecur pranë trotuarit, kur ai goditet dhe hidhet disa metra në ajër nga një automjet, që edhe pse ishte në zonë urbane lëvizte tej normave të lejuara.
“Në jo pak raste, në praktikë ndodh që ngjarje tragjike me humbje jete janë vetë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo nuk i lë pa përgjegjësi drejtuesit e automjeteve, që edhe në rastet kur konstatohen këmbësorë që nuk lëvizin në mënyrë të rregullt në rrugë, ata duhet të tregojnë kujdes.”
Goditja ndodh në pak sekonda. Nuk ka kohë për reagim. Këmbësori përballet papritur me automjetin, ndërsa qytetarët që ndodhen pranë mbeten të shtangur nga ajo që sapo kanë parë.
Menjëherë pas aksidentit, njerëzit vrapojnë drejt vendngjarjes për të ndihmuar të lënduarin. Në pak çaste, një zonë e zakonshme qyteti kthehet në skenë emergjence.
Ky aksident nxjerr në pah një nga problematikat më të mëdha të sigurisë rrugore në Shqipëri: konfliktin e vazhdueshëm mes automjeteve dhe këmbësorëve.
Këmbësori është përdoruesi më i pambrojtur i rrugës. Ndryshe nga drejtuesi i një automjeti, ai nuk ka airbag, nuk ka rrip sigurimi dhe nuk ka asnjë mbrojtje tjetër veç trupit të tij. Dhe kur përballet me disa tonë metal në lëvizje, pasojat shpesh janë tragjike.
“Ju e shikoni, ne e shikojmë çdo ditë që të njëjtët drejtues mjetesh shqiptarë që shkojnë dhe drejtojnë mjetet jashtë vendit, apo kur vijnë në Shqipëri për pushime, kanë një sjellje krejt tjetër në rrugë. Dhe kjo nuk do të thotë që në Itali dënohesh më shumë. Sepse në Shqipëri ke gjithmonë tendencën se edhe po më kapi polici, do e gjej një mënyrë”, u shpreh Gedeon Dudushi.
“Në praktikën gjyqësore, llojet e shkeljeve që konstatohen më shpesh në fushën e shkeljeve rrugore janë ato të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, mosrespektimi i distancave të sigurisë midis automjeteve, apo tejkalimi i normave të shpejtësisë. Konstatohen raste të hyrjeve dhe parakalimeve të gabuara në rrugë dhe, në disa raste, ka edhe përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit”, u shpreh gjyqtari, Xhuljo Doku./Top Channel
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi FRANCË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite bu...
pamjet nga aksidenti TIRANË- Në çdo aksident rrugor, sekondat e para janë vendimtare. Është momenti kur ngjarja ende &ldquo...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi FRANCA- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg ng...
Qytetarët në Prishtinë duke ndjekur seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së KOSOVË-...
Radka Betcheva, Drejtuese e EBU-së TIRANË- Radio Televizioni Shqiptar ka prezantuar identitetin e ri vizual dhe sezonin e ri televiziv, në ...
Pamje nga protestat në Divjakë DIVJAKË- Protesta në Divjakë ka vijuar për të 48-tën ditë, ndërsa qytetar&...
Rexhep Selimi KOSOVË- Në 3 gusht të 2015 në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej një debat i fortë për ...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 109 ditë të revoltës qytetare në T...
Qytetarët në Prishtinë reagojnë pas shqiptimit të vendimit ndaj katërshes së UÇK-së. Historiania nga Univers...
pamjet KOSOVË- Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë...