LIVE UPDATES
Aktualitet

Një aksident, dy ekspertiza që rrëzojnë njëra tjetrën: Dosja e rëndë që zbulon skemat korruptive!

Në pamje të parë, kjo dosje dukej si një aksident i rëndë rrugor. Por sa më thellë hyn në dokumentet e hetimit dhe vendimet e gjykatave, aq më shumë kupton se beteja nuk u zhvillua vetëm për të përcaktuar se kush kaloi me semafor të kuq apo të gjelbër…

16 Shtator 2026, 22:36 Nga E. D
Një aksident, dy ekspertiza që rrëzojnë njëra
pamjet

TIRANË- Kur hetohen aksidentet rrugore, shpesh dilema nuk është vetëm se kush e shkaktoi. Pyetja që lind në sallën e gjyqit është më e ndërlikuar: kur rezulton se edhe vetë viktima ka shkelur rregullat, a e përjashton kjo automatikisht përgjegjësinë e drejtuesit të automjetit?

Një dosje e analizuar nga Inside Story tregon se përgjigjja nuk është gjithmonë “po”.

Në pamje të parë, kjo dosje dukej si një aksident i rëndë rrugor. Por sa më thellë hyn në dokumentet e hetimit dhe vendimet e gjykatave, aq më shumë kupton se beteja nuk u zhvillua vetëm për të përcaktuar se kush kaloi me semafor të kuq apo të gjelbër…

Ajo u zhvillua për një pyetje më të madhe: a kishte bërë drejtuesi i mjetit gjithçka që ligji i kërkonte për të shmangur vdekjen e një këmbësoreje të moshuar?

Mëngjesi i 3 shkurtit 2018, ora 06:15. Në kryqëzimin e Laprakës, Lumturi Demiri nis të kalojë rrugën. Në të njëjtin moment nga ish- sheshi “Shqiponja” afrohet një BMË e drejtuar nga Edmond Goxhaj që merr përpara kalimtaren. Përplasja është fatale dhe gruaja humb jetën pak më vonë nga plagët e rënda.


Në vendngjarje, policia zbulon diçka që zgjeron edhe më tej hetimin. Gjatë kontrollit fizik, Edmond Goxhajt i gjenden dy doza kokainë. Analizat konfirmojnë substancën dhe praninë e metaboliteve në trupin e tij. Prokuroria pushon hetimin për lëndët narkotike duke e konsideruar personin përdorues…

“Është vënë praktik nga ana e policisë që në çdo aksident rrugor të merren mostrat të paktën të alkoolit dhe të drogës, për të parë nëse drejtuesi i mjeteve apo ato persona të përfshirë në aksident kanë qenë përdorues apo jo të këtyre lëndëve. Dhe po bëhen. Ka raste kur personi i përfshirë në aksident dhe nuk është në gjendje t’i fryjë atyre tubave të alkoolit i bëhet analiza e gjakut”, u shpreh Gedeon Dudushi.

“Kuptohet që drejtësia në këto raste kërkon ndjeshmëri, por ndjeshmëria nuk zëvendëson vlerësimin objektiv të çështjes në tërësi. Në procesin penal fokusi kryesor i gjykatës dhe palëve është tek përgjegjësia individuale e drejtuesve të automjeteve”, u shpreh gjyqtari Xhuljo Doku.

Ekspertimi i parë autoteknik konstaton se automjeti lëvizte me 35.8 km/h në një zonë me limit 30 km/h. Pra, një shpejtësi jo shumë e lartë edhe pse përbën shkelje për sa kohë është mbi normat e lejuara. Por pyetja që mbeti ishte, a kishte influencë përdorimi i lëndëve narkotike me pasojë aksidentimin e kalimtares…?!

“Gjendja teknike e mjetit rezultoi e rregullt. Shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte mbi normën e lejuar për kategorinë e rrugës. Nga drejtuesi i mjetit konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht të nenit 140 pika 1 të Kodit Rrugor.”

Por, pas riekspertimit mbi pamjet filmike, ekspertët arrijnë në një tjetër përfundim: shkaku determinant ishte kalimi i këmbësores me semafor të kuq. Sipas tyre, edhe pse ishte mbi normën e lejuar, drejtuesi kishte lëvizur me semafor jeshil dhe nuk mban përgjegjësi penale.

Mbi këtë bazë, Prokuroria kërkon pushimin e akuzës dhe Gjykata e Shkallës së Parë e pranon.

Në kushtet kur nga ana e drejtuesit të mjetit nuk janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që të jenë bërë shkak për ndodhjen e aksidentit, figura e veprës penale të nenit 290 të Kodit Penal konsiderohet jo e plotë në të gjithë elementët e saj. Për rrjedhojë, procedimi penal për këtë akuzë duhet të pushohet.

Por, familja e viktimës nuk dorëzohet. Ata ankimojnë vendimin, dhe këtu dosja ndryshon drejtim. Gjykata e Apelit nuk ndalet vetëm tek semafori.

Ajo analizon detyrimet e drejtuesit të mjetit ndaj një këmbësoreje të moshuar. Sipas Apelit, edhe shkelja e viktimës nuk e përjashton përgjegjësinë e shoferit. Pyetja është: a mund të ishte shmangur përplasja?

“Pavarësisht shkakut determinant të përcaktuar në aktin e ekspertimit, duhet të sqarohet nëse pasoja do të kishte ardhur në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte qenë brenda shpejtësisë së lejuar dhe në zbatim të rregullave që normon neni 139 i Kodit Rrugor. Organi i akuzës nuk ka hetuar mundësinë reale të shmangies së pasojës.”

Apeli evidenton mungesë analizash mbi shpejtësinë, kryqëzimin, gjendjen e viktimës dhe rezultatet toksikologjike. Pra, nuk ka një përcaktim nëse ai kishte humbur vigijlencën për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Gjykata shkon më tej në analizën që kryen teksa konkludon se drejtuesi duhet të jetë në gjendje të shmangë rrezikun dhe të frenojë.

“Rezulton se drejtuesi i mjetit ka pasur fushëpamje të qartë dhe gjithë mundësinë për të ruajtur kontrollin e automjetit me një frenim të menjëhershëm. Viktima kishte kaluar korsinë e parë dhe ishte e dukshme në karrexhatë. Drejtuesi i mjetit nuk ka kryer asnjë veprim efektiv për të parandaluar pasojën e ardhur.”

Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e pushimit të çështjes dhe e rikthen dosjen për hetim. Drejtuesi i mjetit Edmond Goxhaj e çon në Gjykatën e Lartë, por ajo nuk shqyrton provat. Ajo ndalet tek procedura, duke vendosur mospranimin e rekursit.

Ky vendim nxjerr në pah një nga problematikat e vazhdueshme në hetimin e aksidenteve rrugore: fragmentarizimin e analizës ligjore, ku përgjegjësia shpesh përcaktohet mbi një element të vetëm, duke lënë jashtë vlerësimit tërësor të rrethanave që ndikojnë në shmangien e pasojës./Top Channel

Sondazh

Poll

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Biznesmeni Samir Mane paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak