web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e 109 e protestës/ Tubimi mbyllet te busti i Adem Jasharit

16 Shtator 2026, 22:40, Aktualitet CNA

Dita e 109 e protestës/ Tubimi mbyllet te busti i Adem Jasharit

Ka përfunduar dita e 109 e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si dhe çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan fillimisht në shehsin “Skënderbej”, më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre.

Ndërsa më pas nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Ajo çka ishte ndryshe nga ditët e tjera, ishte mbizotërimi i fjalimeve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Hagës.

Për të mbyllur protestën e sotme, qytetarët zgjodhën një vendndodhje simbolike, pranë bustit të Adem Jasharit në Rrugën e Durrësit./CNA





Lajmet e fundit nga